• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekskluzive/ 30 vjet nga masakra e Peshkëpisë, inagurohet sot memoriali për dëshmorët Fatmir Shehu e Arsen Gjini

10/04/2024
Ekskluzive/ 30 vjet nga masakra e Peshkëpisë, inagurohet sot memoriali për dëshmorët Fatmir Shehu e Arsen Gjini

Shteti shqiptar do ta përkujtojë ndryshe 30 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë.

Argjiroja.net mëson se është ngritur një memorial në nderim të kapiten Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilët u vranë pabesisht nga ekstremistë grekë teksa ndodheshin në krye të detyrës në repartin ushtarak pranë fshatit Peshkëpi.

Inagurimi i memorialit do të bëhet sot ku do të ketë edhe një ceremoni me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale në Gjirokastër.

Ngritja e memorialit është një vendim i vonuar i shtetit shqiptar, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta zbardhte ngjarjen e rëndë dhe të ndëshkonte autorët. Për masakrën e Peshkëpisë mes personave të dyshuar si të përfshirë është dhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, i cili është aktualisht në burg për akuzën e blerjes së votave. Hetimet u rihapën 5 vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por u pushuan pasi pala greke nuk u tregua bashkëpunuese për t’ju përgjigjur letërporosive të autoriteteve shqiptare. Këtë e ka pohuar publikisht edhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Më 30 prill 1994 një skuadër e armatosur me ekstremistë grekë, pjesë e organizatës MAVI, e ashtuquajtura “Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit”, e shpallur si organizatë terroriste në Greqi, kaluan kufirin mes dy vendeve dhe sulmuan repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi. Vranë pabesisht Fatmir Shehun dhe Arsen Gjinin, si dhe plagosën ushtarë të tjerë. Pasi iu morën armët, skuadra terroriste greke u largua sërish drejt Greqisë.

Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi. ©Argjiroja.net 

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al