• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët e bllokuar në Izrael pas sulmeve të Iranit: Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel

15/04/2024
Shqiptarët e bllokuar në Izrael pas sulmeve të Iranit: Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel

Drejtoresha e turizmit në Ministri Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv.

“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sat ë mos e kisha”.

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në tiranë”.

Në Izrael mësohet të jetojnë një komunitet prej rreth 1000 shqiptarësh, disa me qëndrim të përhershëm e të tjerë për vizita të përkohshme.

“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve”.

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Një udhëtim i cili ua ktheu eksperiencën në alarm, por ata tregojnë për Top Channel se nuk janë të frikësuar dhe ndodhen të sigurtë në hotelin Kempinski në Tel Aviv.

Ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë, por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel.

Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

Ky informacion konfirmohet për Top Channel nga Unioni Turistik Shqiptar, por Ministria e Jashtme e mohon pavarësisht postimeve të bëra në rrjete sociale një ditë para sulmit.

Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al