• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grekja e mirë, Dora Bakoyannis

17/04/2024
Grekja e mirë, Dora Bakoyannis

Ditën e djeshme, Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në hapin e parafundit për anëtarësimin e plotë në këtë organizëm që shihet i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e shtetit.

Duket se caktimi i Dora Bakoyannis si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE një vit më parë qëlloi një ogur i mirë.

Detyra e Bakoyannis ishte të bënte raportin, i cili shkoi në seancën plenare pasi mori raportin nga dy juristët eminentë të caktuar.

Raporti i Bakoyannis bindi anëtarët e Asamblesë të cilët votuan pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës dhe për të përmbyllur hapin që konsiderohet i rëndësishëm para se të votojnë Ministrat dhe të përmbyllet plotësisht anëtarësimi në KiE.

Si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin dhe promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në rajon.

Në rolin e saj si mbështetëse e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Bakoyannis ka paraqitur argumente të forta për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

Në Asamble, Dora Bakoyannis, e cilësoi Kosovën një demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.

Ironia është se shteti i saj, Greqia, ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Kush është Dora Bakoyannis

Theodora Bakoyannis është deputete nga Greqia dhe në Këshillin e Evropës është pjesë e grupit politik EPP (Partia Popullore Evropiane).

Bakoyannis gjatë vitit 1992-93 kishte qenë ministre e Kulturës.

Gjithashtu ajo ishte kryetarja e parë grua e komunës së Athinës.

Po ashtu, ajo ishte gruaja e parë që u emëruar si ministre e Jashtme e Greqisë, që ishte posti më i lartë i mbajtur ndonjëherë në Greqi nga një grua.

Bakoyannis ka qenë ministrja e cila nënshkroi në vitin 2009 marrëveshjen e detit me Shqipërinë, që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një tjetër goditje për Brad Pitt? Vajza e tij heq dorë nga mbiemri

Një tjetër goditje për Brad Pitt? Vajza e tij heq dorë nga mbiemri

18/05/2026
Valentino Rosi gjen një “pasardhës”: Di Xhanantonio, kafshë piste

Valentino Rosi gjen një “pasardhës”: Di Xhanantonio, kafshë piste

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al