• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta greke shkruan për anën e errët të Belerit: U arrestua në kufi me kallashnikov

20/04/2024
Apeli: Përgjimet e bëra ndaj Fredi Belerit janë të ligjshme

Gazeta e njohur greke “Ta Nea” shkruan për të kaluarën e errët të kandidatit të Mitsotakis Fredi Beleri për eurodeputet në zgjedhjet e 9 qershorit. Bëhet fjalë ngjarjen e 19 marsit të vitit 1995 ku Fredi Beleri, bashkë me 6 persona të tjerë u arrestuan pranë kufirit me Shqipërinë.

Në bagazhet e dy makinave të tyre ata mbanin 9 kallashnikovë, dy pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuç. Ta Nea sjell në vëmendje faktin se kjo ngjarje mori përmasa të mëdha në shtypin grek të kohës ku shkruhej se një grup paramilitarësh do të sulmonin shtetin fqinj. Kjo histori e vjetër, ishte harruar ndoshta për shumicën e opinionit grek, por që në mediat e vendit fqinj u rikthye në lajm pas ankesës së ish-ministrit të Arsimit, Nikos Fili, i cili i kërkoi publikisht pak ditë më parë kryeministrit Kiriakos Mitsotaqis që të përjashtojnë kadidaturën e Fredi Belerit nga lista e kandidatëve të tij për eurodeput të propozuar nga Demokracia e Re.

Më tej në artikull theksohet se arrestimi i 7 personave, mes të cilëve edhe Fredi Beleri, u dha alarmin autoriteteve greke të kohës, pasi një vit më parë persona të panjohur kishin hyrë nga Greqia në Shqipëri dhe kishin vrarë dy ushtarë shqiptarë në repartin ushtarak të Peshkëpisë në Gjirokastër.

Për këtë Ta Nea publikon në numrin e kësaj të enjte edhe faqen e parë të saj të botuar të hënën e 20 mars 1995, që mbante titullin “7 provokatorët e kapur në kufi”.
Gazeta Ta Nea duke iu referuar edhe dëshmive të kohës thekson se “nuk kishte dyshim se të arrestuarit po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak në Shqipëri që ishte në një distancë të shkurtër nga kufiri.”
Madje jo vetëm kaq pasi në këtë pasi e përditishmja greke duke iu referuar të njëjtave dëshmi thekson se në atë kohë u zbulua se ishte afërsisht i njëjti grup, ose të paktën disa nga anëtarët e tij ishin të njëjtë me ata që kishin sulmuar repartin e Peshkëpisë.

Nisur pikërisht nga kjo e shkuar e errët, Ta Nea shkruan se kandidatura e Belerit do t’i bëjë më shumë dëm sesa mirë listës së kryeministrit Mitsotaqis.

“Kyriakos Mitsotakis mund ta konsiderojë kandidaturën “blu” të Belerit si një shenjë “patriotike” dhe “të djathtë”, e cila do të rezonojë me bazën tradicionale të partisë në pushtet, megjithatëpala tjetër beson se prezenca e kryebashkiakut të Himarës në fletëvotimet e PD-së, për shkak të së shkuarës së tij “të errët” do të sjellë më shumë humbje sesa fitime”.

Fredi Beleri ndodhet në burg i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite për korrupsion zgjedhor, pasi në zgjedhjet e shkuara vendore tentoi të blejë vota. Pyetja e madhe për qeverinë shqiptare të Edi Ramës theksojne mediat greke është se si do ta trajtojë në vijim çështjen e Fredis Beleris nëse ai zgjidhet më 9 qershor si një nga 21 eurodeputetët që do të përfaqësojnë Greqinë në Bruksel në pesë vitet e ardhshme, por që aktualisht mbahet në paraburgim.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al