• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A mbaruan plakat e prillit? Ja ç’ndodh me motin

20/04/2024
Moti, fundjava nis me reshje shiu në të gjithë vendin

Si çdo të premte në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, meteorologu Hakil Osmani ka zbuluar si do të jetë moti në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme.

Ai bëri me dije se dita e shtunë sjell përmirësim të motit, por të dielën rikthehen sërish reshjet.

Ndërkohë, ditën e hënë dhe të martë pritet një rritje e temperaturave, teksa në mesjavë mund të ketë sërish reshje shiu.

“Kjo javë ka sjellë atë që i thonë “Plakat e Prillit”. Kemi pasur reshjet e shiut herë pas herë në formën e rebesheve, kemi pasur shfaqje të flokëve të dëborës në qytetet e zonave malore. Po ashtu kemi pasur një rënie të ndjeshme të rënieve të temperaturave të ajrit.

Sot do të kemi mbizotërim të vranësirave të dendura, reshjet e shiut do të jenë të pakta në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në zonat jugore kemi reshje të pakta. Pjesa e dytë e ditës është ajo që do të sjellë zhvillime të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore të kemi rebeshe të reshjeve të shiut. Më të prekura pritet të jenë qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës.

Temperaturat e ajrit orët e para të mëngjesit mbeten të ulëta, maksimumet mbeten në vlerat 20-21 gradë Celsius.

Dita e shtunë sjell përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi mbizotërim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave, që më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të kenë rritje si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, duke bërë që minimumet të shkojnë në vlerën 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet 22 gradë Celsius.

Dita e diel sjell ndryshim të menjëhershëm të kushteve të motit. Do të kemi rebeshe shiu në një pjesë të madhe të territorit shqiptar dhe në zonat malore reshje dëbore. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Dita e hënë dhe e martë sjellin përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që të kemi interval të gjata me diell, më të dukshme në Ultësirën Perëndimore. Pasditet sjellin kalime të lehta të vranësirave, më të dukshme bëhen ditën e martë, pasi ka sinjale që mesjava të sjellë sërish reshjet. Do të kemi një rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet ditën e hënë të jenë rreth vlerës 22 gradë Celsius, kurse e marta do të sjellë një rritje me 3 gradë Celsius”, tha Osmani.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al