• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Milinkoviç në Gjirokastër, me skemën e Luftëtarit

20/10/2017
Milinkoviç në Gjirokastër, me skemën e Luftëtarit

Verilindorët do të hedhin formacionin më sulmues të mundshëm në transfertën me Luftëtarin. Alijev, Bakaj, Guri, Kale dhe Ethemi për fitoren e tretë radhazi.

Verilindorët do të sfidojnë nesër Luftëtarin në transfertën gjirokastrite. Kampionët synojnë të marrin fitoren e tretë radhazi në këtë kampion.

Sezonin e shkuar, pikërisht në javën e fundit këto dy skuadra u ndeshën në stadiumin e Luftëtarit dhe Kukësi pësoi humbjen e vetme, por në atë kohë e kishte siguruar titullin kampion.

E veçantë është sfida e radhës për stafin teknik, që për të parën herë rikthehet në Gjirokastër si kundërshtar.

Duket se në këtë takim trajneri Milinkoviç kërkon vetëm fitoren, pasi në provat e bëra ditën e djeshme në stërvitje është parë një formacion shumë sulmues nga ana e teknikut serb. Në javët e fundit, të gjithë sulmuesit kanë shënuar dhe po tregojnë një formë të mirë.

Alijev realizoi dy gola në 20 minuta që luajti me Teutën, Bakaj është golashënuesi i skuadrës, Guri shënoi një superegol në Lushnjë, Kale është i pandalshëm në të majtë dhe Ethemi surprizoi në ndeshjen e fundit. Zgjidhja? Të gjithë në lojë që nga ndeshja me Luftëtarin. Me modulin 4-1-4-1, trajneri Milinkoviç do të kërkojë të shfrytëzojë të gjithë kualitetin që ka në dispozicion. Në portë, Koliçi duket i konfirmuar, ndërsa në mbrojtje Hallaçi, Alla, Hoxha dhe Rrumbullaku do të kenë përpara tyre Kërkotiçin, i cili është riaftësuar dhe dje ka qenë në stërvitje. Në mesfushë ka ndryshime, pasi veç Kalesë që është “blinduar” majtas, Ethemi do të jetë sërish në të djathtë. Bakaj dhe Guri do të vihen pas Alijevit, duke formuar një tredhëmbësh të frikshëm. Kukësi do të luajë i gjithi në sulm për të vijuar me rezultatet pozitive./sportekspres

Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-1-4-1)

Koliçi

Hallaçi  Alla   Hoxha  Rrumbullaku

Kërkotiç

Ethemi   Bakaj   Guri   Kale

Alijev

Related Posts

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare
Lajme

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Lojëra fati të paligjshme, nën hetim i riu nga Gjirokastra

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al