• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi, gati rregullorja për shtigjet, nga menaxhimi te klasifikimi dhe siguria

24/05/2024
Turizmi, gati rregullorja për shtigjet, nga menaxhimi te klasifikimi dhe siguria

Një projektrregullore për standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike synon që të krijojë një menaxhim të qartë, por edhe rritje të sigurisë për turistët e aventurës, që janë shtuar në vendin tonë viteve të fundit.

Rregullorja e nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikon krijimin e një baze të plotë të të dhënave mbi shtigjet në vend, duke parashikuar së pari krijimin dhe administrimin e Regjistrit Kombëtar të Shtigjeve, përditësimin e tij në mënyrë periodike, regjistrin dixhital, plotësimin me sinjalistikën e nevojshme.

Për çdo shteg të ri që regjistrohet duhet të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm. Dokumenti përcakton gjithashtu përgjegjësitë për çdo institucion.

“Bashkia është përgjegjëse për administrimin e shtigjeve, që ndodhen brenda territorit të saj, por jashtë zonave të mbrojtura. Përgjegjësitë e Bashkisë në funksion të administrimit të shtigjeve, janë të njëjta me ato të degëve rajonale të AKZM” thuhet në rregullore.

Në momentin kur institucionet lokale paraqesin dokument për regjistrimin e një shte3gu të ri ministria duhet ta shqyrtojë atë brenda 60 ditësh.

“Sektori përgjegjës në ministrinë për turizmin ka të drejtën, që në kuadër të shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e shtegut në Regjistrin Kombëtar të Shtigjeve, të kërkojë ngritjen e një grupi pune, për verifikimin në terren të informacionit të paraqitur. Sektori përgjegjës në ministrinë për turizmin, njofton autoritetin që ka paraqitur kërkesën dhe grupin e verifikimit, si dhe koordinon vizitën në terren” thuhet në projektrregullore.

Sa i takon regjistrimit dixhital ky dokument nënvizon se shtigjet regjistrohen në terren, në kohë reale, përgjatë përshkrimit të shtegut me këmbe dhe përdorimit të një pajisje GPS ose një aplikacioni hartografik. Për këtë qëllim, mund të përdoret aplikacioni Outdooractive ose aplikacione të ngjashme.

Rregullorja parashikon gjithashtu klasifikim të shtigjeve në mënyrë që çdo turist të dijë shkallën e vështirësisë që ka secili prej tyre.

Shtigjet klasifikohen në: a) Shteg i lehtë; b) Shteg malor i moderuar; c) Shteg malor i vështirë; ç) Rrugëkalim alpin.

Për secilin klasifikim në vlerësim merren elementë të tillë si : a) Gjerësia e shtegut, kushtet e pjerrësisë dhe rreziku i rënies; b) Nevoja për litarë ose kabllo mbrojtës dhe frekuenca e tyre c) Nevoja për përdorimin e duarve për të ruajtur ekuilibrin ose për të lëvizur; ç) Frekuenca e pjesëve të vështira të shtegut; d) Vështirësia e ngjitjes në pjesë të ndryshme të shtegut; dh) Vështirësia e rrugës në krahasim me nivelin e kërkuar të koordinimit.

Po kështu rregullorja përllogarit klasifikimin e shtigjeve edhe sipas kohës së ecjes.

Në rregullore parashikohet se projektimi dhe hapja e shtigjeve, në shpate kodrash apo malesh me terrene të pjerrëta, duhet të realizohet për aq sa është e mundur, përreth faqes së majave, duke fituar lartësi gradualisht me kthesa të gjëra në formë U-je.

“Shtegu nuk duhet të shkojë asnjëherë drejt majës edhe në zona që kanë pjerrësi mesatare. Kthesat në formë U-je duhet të ofrojnë kalimin më të lehtë dhe më tërheqës për vizitorët e shtegut, si në ngjitje dhe në zbritje, në mënyrë që këta të fundit të mos kalojnë shkurt, duke shmangur kthesat” thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se standardi mesatar për gjerësinë e shtegut është 1,2 (një presje dy) metra dhe standardi mesatar për lartësinë e shtegut është 2,4 (dy presje katër) metra.

Lidhur me sinjalistikën rregullorja sjell në vëmendje se më qëllim garantimin e uniformitetit, parashikimet për sinjalistikën në shtigje në këtë rregullore, janë të detyrueshme për shtigjet e reja, si dhe duhet të zbatohen në shtigjet ekzistuese kur është i nevojshëm zëvendësimi i sinjalistikës që është shumë larg standardeve të vendosura në këtë rregullore.

Autoritetet janë të detyruara të bëjnë inspektim periodik të shtigjeve për gjendjen e tyre dhe të bëjnë mirëmbajtje sipas nevojës.

Dokumenti përcakton edhe sjelljen që duhet të kenë vizitorët në shtigje për mbrojtjen e mjedisit por edhe në funksion të sigurisë.

Çështja e shtigjeve në vend ka qenë shpesh temë debati ku turistë të aventurës zgjedhin t’i bëjnë të vetëm pa guida dhe pa marrë informacion të plotë duke përfunduar në aksidente të rënda deri në humbje jete. Gjatë vitit 2023 episode të tilla ishin të shpeshta nga ngjitjet në male e deri tek hyrjet e pakontrolluara në kanione./Monitor

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al