• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më prit…nuk e di se kur”, Agron Llakaj mesazh prekës për gruan: Lamtumirë në qiellin e engjëjve, aty ku shpirti yt i mirë e meriton

26/05/2024
“Më prit…nuk e di se kur”, Agron Llakaj mesazh prekës për gruan: Lamtumirë në qiellin e engjëjve, aty ku shpirti yt i mirë e meriton

Agron Llokaj ka humbur bashkëshorten e tij, Kostandinën. Aktori i humorit, përmes një postimi në Instagram, rrëfeu dhimbjen dhe tregoi se e shoqja humbi jetën për shkak të një sëmundjeje.

“Kostandina ime e shtrenjtë! Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë, sot, në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete. Kemi pasur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lartë të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote, rrite dy fëmijët: Alkidën dhe Enon”.

Më tej, Agroni vijon:

“Sa shumë ke sakrifikuar për ne. Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe ti. Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më të mirë ishe po ti që krijove Tiranën për mua. “Nuk do kthehemi mbrapa kurrë, Agron…beso në mua! Ne do t’ia dalim. Dhe ashtu ndodhi!”.

“Dhe ecëm e ecëm, u rritëm dhe ne bashkë me fëmijët…u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve. Të qenit nënë e babë e pastaj gjyshër. Sa shumë ëndrra. Por ja që jeta nuk është skenar i shkruar. Sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës atëherë kur duhet ta shijonim më shumë.

Dhe e fundit, Kostandina ime! Sot kam shumë lot për ty, por di që kur një artist largohet nga skena, merr duartrokitjet me vete. Ti ishe gjysma më e mirë e njeriut dhe artit dhe tani, me largimin tënd nga skena, unë e kërkoj një duartrokitje të madhe. Faleminderit Kostandina! Faleminderit GoNina! Lamtumirë në qiellin e engjëjve, aty ku shpirti yt i mirë e meriton! Më prit…nuk e di se kur, por ti do më presësh si përherë”, e përmbyll dedikimin Agron Llakaj.

Agroni dhe Kostandina kanë qenë të martuar për rreth 40 vite. Shpeshherë, aktori i humorit ka shprehur të gjithë mirënjohjen dhe dashurinë për të shoqen, duke treguar se kur erdhi në Tiranë, në moshën 27-vjeçare dhe ishin prindër të dy fëmijëve, Kostandina mori përsipër të rriste fëmijët dhe të sakrifikonte shumë për familjen.

Related Posts

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet
Paparazzi

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet

18/05/2026
Pete Davidson ndahet nga partnerja vetëm pak muaj pasi u bënë prindër
Paparazzi

Pete Davidson ndahet nga partnerja vetëm pak muaj pasi u bënë prindër

18/05/2026
Elijona dhe Klodi konfirmojnë romancën? Videoja që ndezi rrjetin
Paparazzi

Elijona dhe Klodi konfirmojnë romancën? Videoja që ndezi rrjetin

18/05/2026
Dështimi më i madh i Eurovision 2026? Këto vende nuk bindën askënd
Paparazzi

Dështimi më i madh i Eurovision 2026? Këto vende nuk bindën askënd

18/05/2026
Sydney Sweeney tregon transformimin ekstrem fizik për rolin në “Christy”
Paparazzi

Fansat kritikojnë episodin e fundit të Euphoria: “Më i çuditshmi deri tani”

18/05/2026
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, i mbështet edhe Bebe Rexha
Paparazzi

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, i mbështet edhe Bebe Rexha

17/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet

18/05/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al