Në një skenë të dedikuar për të, Romeo kujtoi karrierën e tij, e cila nisi në spektaklin e humorit, ‘Portokalli’.
Pas derës që u hap qëndronte Gaz Paja, i cili ishte i pari që e përkrahu në skenën e humorit të Portokallisë. Pas asaj dere do ishte edhe Agron Llakaj, por për fat të keq aktori humbi bashkëshorten një ditë më parë.
Këtë lajm të trishtë e mori vesh nga moderatori i emisionit, Ledion Liço.
Romeo u prek dhe shprehu ngushëllime familjes së Agronit, ku gjithashtu i kërkoi dhe falje që nuk mund të jetë me të në këto ditë të vështira.