• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmi i Greqisë: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

23/10/2017
Alarmi i Greqisë: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

Droga shqiptare është problem real për fqinjët. Italia duket e dorëzuar. Nuk i ndalon dot tonelatat me drogë që po pushtojnë brigjet e saj. Kreu i antimafias, Franko Roberti, u kërkoi autoriteteve ta legalizojnë, si rrugë për të luftuar grupet e narkotrafikut dhe për të ndaluar kanabisin shqiptar. Në të kundërt, kërkoi betejë në çdo front, me të gjitha mjetet.

Greqia gjendet në të njëjtën pozitë.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos u ra të shtunën këmbanave të alarmit.

“Greqia është një vend që prodhon sasi të papërfillshme kanabisi dhe një destinacion për ngarkesat që vijnë na jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për pikë tranziti për substancat drejt vendeve të tjera të BE, që vijnë kryesisht nga Shqipëria”, deklaroi ai për agjencinë shtetërore Amna.

A është vetëm kanabisi droga që tregton Shqipëria?

“Shqipëria fqinje është një “pikë grumbullimi” për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë”, thotë Panagiotopoulos.

“Shqiptarët – shton ai – janë të përfshirë edhe në trafikun e heroinës.

Por Shqipëria është edhe bazë për kokainën. Një laborator për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan. Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës sheh një rritje të aktivitetit.

“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai.

Shqiptarët përbëjnë edhe grupet më të sofistikuar të trafikut të kanabisit. Ata bashkëpunojnë me trafikantët grekë.

“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia. /Marrë me shkurtime nga AMNA/ Lapsi.al

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papranueshme – Balkanweb.com – News24

Ngecin Liverpool dhe Chelsea, Arsenal perfekt në Angli, por Arteta shpërthen ndaj gjyqtarit: E papranueshme

13/09/2026
C.Shpendi “pushton” Italinë, “bomberi” kuqezi realizon “dopjetë”, “sms” në distancë për Maran (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

C.Shpendi “pushton” Italinë, “bomberi” kuqezi realizon “dopjetë”, “sms” në distancë për Maran (VIDEO)

13/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al