• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zhvatja përmes kredive, sekuestrohen 10 milionë euro

31/05/2024
Zhvatja përmes kredive, sekuestrohen 10 milionë euro

Nga Edmond Hoxhaj

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 30 maj, sekuestrimin e llogarive bankare në një vlerë totale 10 milionë euro, që dyshohet t’u jenë zhvatur mijëra qytetarëve përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme. Sipas prokurorisë likuiditetet bankare në emër të 10 personave dhe tre subjekteve financiare mikrokredi, janë sekuestruar pas vendosjes së tyre nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’.

“Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme. […]Ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara”, citohet në njoftim.

Organi akuzës shprehet se këto vlera monetare të investuara në letra me vlerë me interes maturimi nga 4% deri në 10.5%, janë sekuestruar për të shmangur rrezikun që të transferoheshin apo fshiheshin. Për rrjedhojë janë sekuestruar llogaritë bankare të shtetasve A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., si dhe ttë subjekteve financiare ADCA shpk., Final sh.p.k dhe “Micro Credit Albania” sha..

Nëntë persona u vendosën në masë sigurie “arrest në burg” apo “arrest shtëpie” më 23 maj nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre, si dhe duke i’u bllokuar pronat e luajtëshme apo të paluajtëshme.

Kompania MCA Albania, e cila u bë simbol i një tregu spekulantësh të shit-blerjes së kredive të këqija përgjatë dekadës së fundit, në rastin nën hetim bleu gati 4 mijë kredi të pashlyera nga banka Procredit me vlerë totale prej 7.3 milionë eurosh. Ajo përdori shtrëngimin përmes bllokimit të pronave për të detyruar debitorët e falimentuar që të merrnin kredi të reja po te e njëjta kompani për të shlyer të vjetrën, duke krijuar një zinxhir zhvatës.

Praktika e bllokimit të pasurisë së paluajtshme të një kredimarrësi kredie pa kolateral, e cila është zbatuar nga përmbarimorët, por edhe nga gjykatat, duket se bie ndesh me vetë themelin e kredimarrjes pa kolateral dhe del nga kontrata e huasë.

Prokurorët dyshojnë gjithashtu që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe ka dërguar në SPAK për hetime të mëtejshme përgjegjësinë e mundshme penale të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet se nuk ka vepruar në kohë për të ndaluar abuzimet e MCA. Sipas prokurorëve, Sejko ka dërguar grup inspektimi te MCA në vitin 2020 ndërsa ka ndërmarrë masa për bllokimin e pjesshëm të aktivitetit të saj vetëm dy vjet pasi inspektorët e BSH kishin vërejtur probleme në administrimin e kompanisë.

Sejko, i cili u thirr për pyetje në parlament në lidhje me këtë çështje, e konsideroi problemin si një çështje ligjore jashtë fuqisë vendimmarrëse të Bankës së Shqipërisë dhe sugjeroi që kuvendi të ndërmarrë ndryshime ligjore për të mbikëqyrur më mirë tregun e përmbaruesve gjyqësorë privat./BIRN

Related Posts

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër
Kryesore

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

16/10/2026
2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, si u zbulua atentati me tritol në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, si u zbulua atentati me tritol në Gjirokastër (VIDEO)

16/10/2026
Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste
Kryesore

Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste

16/10/2026
I dënuar për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, policia i gjen armë dhe drogë te shtëpia në Tepelenë
Kryesore

I dënuar për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, policia i gjen armë dhe drogë te shtëpia në Tepelenë

16/10/2026
Studenti nga Gjirokastra u bë simbol i protestës, flet nëna e tij: Ishte duke ecur në rrugë, policia e ofendoi dhe e goditi
Kryesore

Studenti nga Gjirokastra u bë simbol i protestës, flet nëna e tij: Ishte duke ecur në rrugë, policia e ofendoi dhe e goditi

16/10/2026
‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste
Kryesore

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

E PAPRITUR/ Barazimi në debutim ndryshon gjithçka për Egnatian, superkompjuteri projekton rrogozhinasit të kalojnë turin e parë

16/10/2026
Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para

Nuk lejohen tifozët, debutim i pazakontë për trajnerin e Partizanit – Balkanweb.com – News24

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al