• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimi në Kakavijë i 28-vjeçarit fsheh historinë e hakmarrjes mes dy fiseve

24/10/2017
Arrestimi në Kakavijë i 28-vjeçarit fsheh historinë e hakmarrjes mes dy fiseve

Arrestimi në Kakavijë i shtetasit Ermal Binjaku, i kërkuar për vrasje, rikthen vëmendjen në një hakmarrje midis dy fiseve në qytetin e Fierit. Eshtë fjala për fisin Binjaku dhe Kastrati.

Arkivat hetimore tregojnë se nisja e konfliktit daton në vitin  1994 kur ndodhi vrasja e një pjesëtari të Kastratëve. Atëkohë dyshimet ranë mbi Binjakët, por ngjarja nuk u zbardh. Më vonë në vitin 2000 një tjetër pjesëtar i Kastratëve u vra.

I dyshuar ishte dikush nga ky fis thotë policia, por edhe kjo ngjarje u arkivua e pazbardhur. Atentati në Mbrostar i realizuar nga grupi prej pesë personash, për hetuesit duket se ka për motiv këtë sfond kriminal. Aty u vra Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati, i cili ishte objektivi dhe Elton Margariti.

Mbrëmjen e së mërkurës për ngjarjen u vendos në pranga Ylli Nazëraj. Policia e Fierit publikoi momentet e shoqërimit të tij në komisariat si dhe shpalljen në kërkim të Ermal Binjakut si autor të vrasjes.

Në atë kohë, u tha se Binjaku kishte marrë informacion se ndaj tij do të kryehej një atentat nga fisi Kastrati, dhe për këtë arsye me ndihmën e arrestuave Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi, ai përgatiti përgatiti atentatin e Mbrostarit. Në atë kohë 33-vjeçari Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH deri në 21 janar 2016, ditë kur u prangos.

Duke faktuar rolet e të gjithë personave të arrestuar, Prokuroria sqaronte se Florian Bushi siguronte informacion për lëvizjen e Klement  Kastratit objektiv i sulmit, por që vetëm u plagos në 8 janar.

Këto informacione i kalonin nëpërmjet telefonit Ilir Memushajt, i cili ia dërgonte më pas Ermal Binjakut. Ndërsa roli i Ylli Nezeraj është se ka ndihmuar Ermal Binjakut dhe Ilir Memushajn.

Makina e Memushajt ka qëndruar 3 ditë e parkuar në biznesin e Nezërajt. Ndërsa natën e ngjarjes nga këqyrja e qelizave të teleonit të tij, ka rezultuar që ai të ketë qënë vetëm pak metra larg vendin ku mbeti i vdekur Kasa, dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Pas ngjarjes, Ermal Binjaku u shpall në kërkim, dhe arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate. Ai po tentonte të kalonte në pikën e kalimit të Kakavijës me identitet të rremë.

Shpallja në kërkim e Ermali Binjakut për vrasjen e Mbrostarit, ka rikthyer në vëmendje hakmarrjen midis dy fiseve Binjaku dhe Kastrati në Fier.

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al