• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama thirrje shqiptarëve: Opozitën braktiseni në vetminë e ujërave të zeza. Mos i falni më!

05/06/2024
Rama thirrje shqiptarëve: Opozitën braktiseni në vetminë e ujërave të zeza. Mos i falni më!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar popullit në lidhje me publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë. Me anë të një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se nga RAI është hedhur një baltë e pamerituar për Shqipërinë. Edhe pse emisioni Report nxorri fakte mbi korrupsionin dhe njerëzit e inkriminuar në shtet, Rama ka deklaruar se ky është një sulm, për shkak të zhvillimit të vendit tonë. Në mesazhin e tij Rama përmendi edhe opozitën, për të cilën tha se shqiptarët duhet ta braktisin e të mos e falin më.

“Tani unë nuk kam asgjë më shumë me palën italiane, me gazetarin italian jo e jo, ai erdhi më mori një intervistë, shërbeu dhe iku. Ua thashë në mes të Italisë që ditën e parë se çfarë ishte ai pseudo-investigimi i tyre, nuk lashë hapësirë e shteg në mediat e vendit mik pa ua përplasur syve të vërtetat dhe siç e patë, jo vetëm nuk iu shmanga ballafaqimit, po e postova të pacensuruar në këtë faqe. Sepse po të kisha gjëra për t’u shmangur apo pyetje për t’u sikletosur, nuk rrija në këmbë për të udhëhequr Shqipërinë, po ikja ulesha në bisht tek bahçja e shtëpisë. Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm dhe e kam të thjeshtë fare:

Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë! Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë, duke u çjerrë në përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kry punë me atë shpirt të keq që e persekuton qysh prej vitit 1912. Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush, përveç nesh, shqiptarëve. Kokën lart dhe vetëm përpara,” tha Rama.

Related Posts

I dënuar për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, policia i gjen armë dhe drogë te shtëpia në Tepelenë
Kryesore

I dënuar për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, policia i gjen armë dhe drogë te shtëpia në Tepelenë

16/10/2026
Studenti nga Gjirokastra u bë simbol i protestës, flet nëna e tij: Ishte duke ecur në rrugë, policia e ofendoi dhe e goditi
Kryesore

Studenti nga Gjirokastra u bë simbol i protestës, flet nëna e tij: Ishte duke ecur në rrugë, policia e ofendoi dhe e goditi

16/10/2026
‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste
Kryesore

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

16/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
Gazetarja: Komandanti i forcave të rendit në Shkodër, në gjendje shumë kritike
Kryesore

Gazetarja: Komandanti i forcave të rendit në Shkodër, në gjendje shumë kritike

16/10/2026
Kryebashkiaku i Libohovës del në mbështetje të protestës: Prindërit e studentëve të mos ndiejnë turp dhe faj. T’i japim fund heshtjes përballë zërit të qytetarëve
Kryesore

Kryebashkiaku i Libohovës del në mbështetje të protestës: Prindërit e studentëve të mos ndiejnë turp dhe faj. T’i japim fund heshtjes përballë zërit të qytetarëve

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protagonist edhe në Evropë, Ernest Muçi lë gjurmë me Trabzonspor në Ligën e Konferencës – Balkanweb.com – News24

Protagonist edhe në Evropë, Ernest Muçi lë gjurmë me Trabzonspor në Ligën e Konferencës – Balkanweb.com – News24

16/10/2026
Milan shkëlqen në Evropë, “poker” ndaj Salzburg, Kolo Muani shpëton Juven, “Zonja e Vjetër” del me 3 pikë nga Spanja (VIDEO)

Milan shkëlqen në Evropë, “poker” ndaj Salzburg, Kolo Muani shpëton Juven, “Zonja e Vjetër” del me 3 pikë nga Spanja (VIDEO)

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al