Një i moshuar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori, pasi i ka bllokuar rrugën një personi tjetër, me pretendimin se është në pronësi të tij.
“Më datë 23.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.K, vjeç 78, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi (me pretendimin se është pronë e tij), i ka bllokuar rrugën shtetasit S.H, vjeç 64, banues në Gjirokastër. Neni 277 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.