Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se vrasjen e çiftit Leko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër e ka kryer kushuriri i tyre dhe fqinj me ta: Apostol Kosta.
Pas vrasjes, Apostol Kosta ka tentuar të vrasë edhe veten dhe ndodhet në spital i plagosur në gjendje të rëndë. Nisur nga mbeimrat e njetë dhe fqinjësia, dyshohet se viktimat dhe autori janë kushurinj.
Policia e Gjirokastrës dha detaje: Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe, bashkëshortë.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.