• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rindërtohet skena e krimit në Gjirokastër: Kushëriri hyri në banesë me kallash dhe shkrehu 15 plumba ndaj çiftit Kosta

26/10/2017
Masakër në Gjirokastër, vriten një burrë e një grua në ‘Palorto’

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi makabër në Gjirokastër, që tronditi dje mbarë opinionin publik. Aposto Kosta kishte hyrë në banesën e kushëririt të tij të parë, me një kallashnikov, ndërsa ka hapur zjarr duke lënë të vdekur Aleko Kosta 66-vjeç dhe Afërdita Kosta 49-vjeç.

Nga të dhënat e grupit hetimor të çështjes ka dyshime se Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një armë. Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.

Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën. Në banesën e krimit gjendej edhe djali 20 vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur. Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyerë në gjak njerkun dhe nënën e tij. Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas vendimit që gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë në favor të kushëririt të tij Aleko Kosta, për një hapësirë toke prej 4 m katrorë, në të cilin ky i fundit kishte ndërtuar shkallët, konflikti mes tyre ishte thelluar akoma më shumë. Autori pak pas vendimit ishte shprehur se kësaj çështje do t’i shkonte deri në fund dhe se ‘do ia ndreqte qefin’ kushëririt të tij, por askush nuk kishte menduar se ai kishte planifikuar të vriste çiftin. Nga të dhënat që vijnë nga grupi hetimor, jashtë banesës ku ndodhi krimi është gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, (për shkak të mungesës së ndezësit), ndërsa brenda 15 gëzhoja arme.

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al