• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e çiftit në Gjirokastër, filologu Çapajev Gjokutaj: Të pafe, gjersa marrim jetë kaq lehtësisht

26/10/2017
Vrasja e çiftit në Gjirokastër, filologu Çapajev Gjokutaj: Të pafe, gjersa marrim jetë kaq lehtësisht

Çapajev Gjokutaj, filolog i shquar një ndër intelektualët e njohur shqiptarë, i ka kushtuar një shënim vrasjes së një çifti në Gjirokastër, njerëz të repektuar e të nderuar të këtij qyteti, siç është bërë me dije, për 1 metër gardh.

Aleko dhe Afërdita Kosta, artistë dhe arsimtarë, u ekzekutuan nga kushëriri i tyre edhe fqinj, gjë që ka shokuar qytetin e gurtë.

Dhe, ndër arsyet që Gjokutaj jep në lidhje me fenomenin e përhapur të marrjes së jetës së tjetrit kaq lehtësisht në Shqipëri, e lidh dhe raportin e dobësuar të individit me fenë, besimin.             

 

Trajtesa e trishtë e Çapajev Gjokutajt

 

Më tronditi lajmi për vrasjen e çiftit Kosta në Gjirokastër. Lekon e kisha mik në FB. Meloditë e saksit të tij janë bërë pjesë e gjërave të bukura të rinisë sime.

Fytyrë fisnike dhe e bukur, shpirt artisti, veshje e shkujdesur por korrekte dhe me shije. Mbi të gjitha njerëzillëk dhe thjeshtësi komunikimi. Gjithçka të kujtonte jetën, gjallërinë.

Por vdekja erdhi papritur. Vrasje barbare për një mur.

Pas tronditjes së parë, të vjen ndër mend se tek ne ka shumë vrasje për gjëra të vogla, për një gardh, për një vijë uji. Për gjëpogjëra, do thoshin të moshuarat gjirokastrite.

Vështirë të thuash ku i ka rrënjët lehtësia me të cilën ia marrim jetën tjetrit.

Një shpjegim mund të jetë koha. Jetojmë në një krizë të stërzgjatur, në një tranzicion që s’po i duket fundi. Halle me thes! Edhe stresi, nervozizmi dhe agresiviteti vijnë me thes.

Vrasjet për hiç gjë mund të shpjegohen edhe me faktin që qysh nga 1997-a i kemi armët sheshit. Nxehesh, vete e rrëmben kallashin dhe kthehesh e bën gjëmën. Por një pjesë e vrasjeve po bëhen edhe me thika, si të therje berrin.

Mbase e vrasim tjetrin lehtësisht nga që lidhjet me fenë i kemi të zbehta dhe shpesh të munguara. Të gjitha fetë kanë në themel disa porosi morale. “Mos vra” renditet ndër të kreut.

Shkolla dhe media kanë kusure të mëdha në brumosjen me norma humaniste. Po të flisnim për to, do na duheshin netë dimri.

Thonë se vrasjet për hiçmosgjë lidhen me cilësinë e ulët të jetës. Sa më e lartë cilësia, aq më e çmuar jeta. Si çdo mall… Ndjesë për cinizmin!

Mbase lehtësia e papërballueshme për të vrarë lidhet me konfliktualitetin politik. Baballarët e Kombit, vriten e priten.

Jo për flamur, por për të marrë vota e për të dhenë tendera e konçensione. Nuk vriten me jatagan a kallash, por me fjalë.

D.m.th vriten e priten me gjasme apo simbolikisht.

Parë kështu, vështirë të thuash se konfliktualiteti politik nxit direkt vrasjet. Gjithsesi është e sigurt që rrit agresivitetin. Dhe agresiviteti është sera ku rriten e harlisen vrasjet e ardhshme.

Gjendja është e trishtueshme. Mos pyet për kë bie kambana. Sot bie për Afërditën e Lekon. Me dhimbje e trishtim. Si një klithmë saksi nëpër natë.

Por të jesh i bindur se bie edhe për mua e për ty, për një shoqëri në krizë morale

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj!

Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al