• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Ç’bëre baba, për një mur i vrave?!’ Ulërimat e djalit para se Apostol Kosta të qëllonte veten

26/10/2017
‘Ç’bëre baba, për një mur i vrave?!’ Ulërimat e djalit para se Apostol Kosta të qëllonte veten

Pasi ekzekutoi kusherinjte, autori i krimit ne Gjirokaster ka pasur ngarkesë të fortë psikologjike, i cili ndikuar edhe nga britmat e familjarëve të tij, tentoi të vrasë veten.

“Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”, është dëgjuar të ulërasë bashkëshortja e tij.

Edhe i biri 45-vjeçar, Roland Kosta, është dëgjuar ta qortojë jashtë në oborr të atin me tone mjaft të larta.

“Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”. Qortimet e familjarëve janë shoqëruar me kujën e tyre për ngjarjen e rëndë, çka ka shtuar dozat e ngarkesës te 70-vjeçari.Aleko-Kosta

Duke parë reagimin e familjarëve të tij, 70-vjeçari Kosta ka hequr siguresën e automatikut dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës. Në atë çast ka ndërhyrë i biri, por qitja ka qenë më e shpejtë se reagimi i tij dhe kësisoj plumbi ka depërtuar nga pjesa e poshtme e mjekrës, duke tejshpuar nofullën e poshtme dhe doli në pjesën e majtë rreth 3 cm mbi syrin.

Në momentin kur ka mbërritur policia, Apostol Kosta ka qenë pa ndjenja. Në spital ai ka marrë ndërhyrjen e parë nga mjekët kirurgë. Pasi ka rimarrë veten disi, ai mësohet se ka shfaqur pendesë në spital dhe më vështirësi ka arritur të artikulojë vetëm fjalët se “Çfarë bëra kështu unë…!”.

Trupat e viktimave kanë qëndruar katër orë në vendin e ngjarjes për shkak të problematikës që shfaqte granata e pashpërthyer. Grupi hetimor kërkoi specialistë nga RENEA për ta demontuar. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, specialistët e ardhur nga Tirana kanë arritur të demontonin granatën defensive që lëshoi në fillim Apostol Kosta, e cila nuk shpërtheu./panorama

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al