• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kontrasti i të dhënave demografike – Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?

01/07/2024
Kontrasti i të dhënave demografike – Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?

Në harkun kohor të 12 viteve, popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Konkretisht, popullsia banuese në Shqipëri, sipas llogaritjeve të rezultateve të Censit, rezulton të jetë 2,402,113 persona. Ndërkohë, në Censin e Popullsisë dhe Banesave të vitit 2011, popullsia banuese ishte 2,821,977 persona. Kjo rënie përshtatet edhe me trendin e tre dekadave dhe projeksionet e popullsisë për vendin tonë. Nëse analizojmë dinamikën e censeve të zhvilluara gjithsej në vendin tonë vëmë re se numri më i lartë i popullsisë është regjistruar në Censin e vitit 1989, me 3.2 milionë banorë.

Ky reduktim i theksuar ka sjellë edhe një ndryshim të dukshëm në strukturën demografike të vendit. Mosha mesatare e popullsisë tani ka arritur në 42.5 vite nga 35.3 vite që ishte në publikimin e Censit të vitit 2011. Pra, konstatohet një rritje prej 7 vitesh e cila tregon për një plakje të shpejtë të popullsisë në shkallë kombëtare.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar shpërndarjen e popullsisë në 12 qarqet e vendit. Sipas të dhënave zyrtare konstatojmë se rreth 1/3 e popullsisë shqiptare banon në qarkun e Tiranës. Ky përqendrim i lartë tregon se Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore e vendit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë njerëz. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri, me rreth 10%, i ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9.7%. Në kontrast, Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët të popullsisë, me vetëm 2,6% dhe 2.5% respektivisht.

Por si ka ndryshuar popullsia në më shumë se një dekadë? Gjatë periudhës 2011-2023 vihet re një trend rënës i popullsisë në të gjitha qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shifrat tregojnë se Shkodra dhe Kukësi renditen në krye të kësaj rënie. Konkretisht, qarku i Shkodrës ka pësuar një reduktim të popullsisë prej 28.3%, ndërsa Kukësi ka humbur 27.3% të popullsisë së tij. Në të kundërt, rënia më e vogël është regjistruar në qarkun e Beratit, me vetëm 0.7%.

Ndërkohë, Tirana, megjithëse ka parë një rritje të popullsisë, kjo rritje ka qenë tepër modeste, vetëm 1.2%, kryesisht për shkak të migracionit të brendshëm. Kjo rritje në kryeqytet, krahasuar me rënien e popullsisë në qarqet e tjera, ka çuar në një rritje të përqindjes së popullsisë që banon në kryeqytet, nga 26.8% në vitin 2011 në 31.6% në vitin 2023.

Por, kjo është panorama e re qe ne marrim sipas Censit 2023, pasi nëse analizojmë të dhënat e INSTAT përsa i perket publikimit ” Popullsia në 1 Janar 2023″ shifrat nxjerrin Gjirokastrën si qarkun me reduktimin më të lartë të popullsisë dhe jo Shkodrën. Konkretisht, gjatë periudhës 2011-2023, INSTAT tregon se në Gjirokastër popullsia ra me 32%, ndërsa Shkodra ka humbur 16.1% të popullsisë. Gjithashtu, në renditje vihet re se Berati po ashtu ka patur një rënie të konsiderueshme me 25.5% ndjekur nga Kukësi me 20%.

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E pazakontë në Tajlandë/ Ish-sulmuesi i Anglisë përplaset nga mjeti i mirëmbajtjes së fushës (VIDEO)

22/09/2026
Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson

21/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al