Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Ata janë:
Ilirjan Josa, 50 vjeç, banues në Tepelenë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.100, datë 14.04.2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Kastriot Shehu, 52 vjeç, banues në Tepelenë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.99, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.