Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Tepelenës.
Ndaj tyre Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘kultivim i bimëve narkotike’.
Të arrestuarit janë K.Sh, 52 vjeç, banues në Tepelenë dhe I.J, 50 vjeç, banues gjithashtu në Tepelenë.









