Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen pak muaj para se t’i mbarojë mandati i tij në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Drejtori i SHISH dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për motive që ende nuk dihen.
Visho Ajazi u emërua në krye të SHISH në vitin 2012 me propozim të ish kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë në presidencë, kryeministri Edi Rama pati një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Emri që do të propozohet nga kryeministri, mendohet të ketë qenë pjesë e diskutimit mes të dyve.









