• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy muaj pas ndarjes nga jeta/ Agron Llakaj kujton të shoqen e ndjerë: Mbetem i pushtuar nga mungesa jote

24/07/2024
Dy muaj pas ndarjes nga jeta/ Agron Llakaj kujton të shoqen e ndjerë: Mbetem i pushtuar nga mungesa jote

Agron Llakaj, 2 muaj më parë humbi të shoqen, Kostandinën, e cila vuante nga një sëmundje. Ai shpeshherë i ka kushtuar dedikime në rrjetet sociale, ku shpreh mungesën e madhe dhe dhimbjen që ndjen nga kjo humbje. Rishtazi, ka bërë një tjetër postim, ku ndër të tjera thotë se ushqehet me shpresën se ajo do të rikthehet.

“Sot, 2 muaj pa ty! Kalojnë ditët dhe sërish mbetem i pushtuar nga mungesa jote, Kostandina dhe jetën e shikoj krejt ndryshe. Sa i pakuptimtë ky fati ynë! Shtyj një ditë, një javë, sot 2 muaj…ushqej mendimin se do më kthehesh sërish dhe s’do…eci rrugës dhe më duket se përpara do më shfaqesh ti, ke qenë në punë, në bankë a diku”, u shpreh ai.

Më tej, vijoi:

“Eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo më ngjajnë me ritmin e hapave të tu. Sa herë, instinktivisht kthej kokën, ul ritmin dhe të pres…dhe sërish vetëm. Ulem te vendi ynë në kafene dhe porosis gjithmonë dy, dy gjysma kafe dhe një shishe ujë. Në shtëpi, çdo lëvizje, hapje e mbyllje dere…më rrëqeth të gjithin. Mos po vjen ti?!”.

“Të kam sjellë dy bluza, provoji cila të rri më mirë?” Më mungon e qeshura jote, malli më shqyen për zërin tënd në telefon: “Hë mo, Agron? Pusho pak, mos rri pa ngrënë. Të të pres apo vonon?” E ditët shtyjnë njëra-tjetrën, e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojnë vendet…unë jo…të pres ty. E si Hachiko jam shndërruar në pritje deri në amshim. Nuk kam një vend ku të të pres e në çdo vend më mungon ti”, përmbyll postimin aktori i humorit.

Në maj të këtij viti, Agroni, përmes një postimi në Instagram, njoftoi se e shoqja kishte ndërruar jetë. “Kostandina ime e shtrenjtë! Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë, sot, në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete. Kemi pasur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lartë të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote, rrite dy fëmijët: Alkidën dhe Enon”, u shpreh ai.

Agroni dhe Kostandina kanë qenë të martuar për rreth 40 vite. Shpeshherë, aktori i humorit ka shprehur të gjithë mirënjohjen dhe dashurinë për të shoqen, duke treguar se kur erdhi në Tiranë, në moshën 27-vjeçare dhe ishin prindër të dy fëmijëve, Kostandina mori përsipër të rriste fëmijët dhe të sakrifikonte shumë për familjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Llakaj (GON’NINA) (@agronllakajofficial)

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al