Një automjet është regjistruar në autostradën Levan-Tepelenë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga. Nga përplasja janë lënduar lehtë Arqile Pjetri dhe Pranvera Bejo. Dy të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.