• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nesër seancë e jashtëzakonshme parlamentare për ndryshimet në qeveri

29/07/2024
Deputetët bëhen bashkë, përveç Vangjel Dules, miratohet deklarata: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë

Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00.

Mësohet se në këtë seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën.

Lëvizjet prekën edhe Qeverinë, ku më e bujshme është ajo e Taulant Ballës që nga ministër i Brendshëm spostohet si ministër Shteti për Parlamentin. Tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Ndërkohë deputeti demokrat Gazment Bardhi ka informuar grupin e tij parlamentar se presidenti Bajram Begaj i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

“Kolegë, presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”, ka thënë Bardhi.

Ndryshimet:

Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al