• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari: 38-vjeçari në Ksamil u përplas për vdekje nga një JetSki, policia fshehu ngjarjen

05/08/2024
Gazetari: 38-vjeçari në Ksamil u përplas për vdekje nga një JetSki, policia fshehu ngjarjen

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj për mes një postimi në llogarinë e tijë “Facebook” ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e nje 38-vjeçari në Ksamil. Policia në njoftimin në lidhje me ngjarjen raportoi se viktima ka humbur jetë pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë lundrimin me kanoe. Në lidhje me këto raportime Vezaj nga publikuar një version tjetër duke u shprehur se policia po fsheh vrasjen e pushuesit nga një “JetSku”.

Sipas tij drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, gjë e cila ndodhi edhe sot. Ai shtoi se policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte kaluar “atak kardiak”.

Vezaj në postimin e tij shton se e vërteta është ndryshe. Ai shkruan se 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend. Më tej ai shton se falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”. Në postim gazetari ka theksuar se autori I. Doda ka njohje me pushtetarët.

Postimi i plotë:

Policia që s’duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSki”. Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t’i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo “sëmundje” nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).

Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte “atak kardiak”!

“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në “Gjirin e Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.” – njoftimi i policisë!

Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”!

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e “miqve” në pushtet të autorit do t’i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!

Related Posts

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)
Kryesore

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Kryesore

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

23/03/2026
Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al