• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Petro Gjikuria: Himarjotët votuan djalin e tyre, askush të mos i prekë kutitë

05/08/2024
Petro Gjikuria: Himarjotët votuan djalin e tyre, askush të mos i prekë kutitë

Dy orë pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, kandidati opozitar Petro Gjikuria ka komentuar procesin zgjedhor përmes një deklaratë për mediat.

Pasi falënderoi bashkëqytetarët e tij për mbështetjen, Gjikuria shprehu bindjen se nesër do të jetë ai qytetari i parë i Himarës. Gjikuria shprehur rezerva për procesin, duke akuzuar socialistët se aktivizuan administratën shtetërore për të bërë presion ndaj himarjotëve.

Ai po ashtu bëri thirrje që procesi i numërimit të jetë i qetë dhe verdikti i qytetarëve tashmë në kuti të mos preket apo devijohet.

“Himarjotët folën, tani na ka ngelur të numërojmë kutitë dhe asnjëri nuk do t’i prekë ato. Himarjotët votuan për djalin e tyre. Unë do të jem edhe këtu dhe nesër për të punuar për Himarën. Duhet të dini një gjë se këtu në këtë fushatë kishin zbritur pothuajse gjithë administrata shtetërore që me kërcënime dhe presione ka trembur një pjesë të himarjotëve. Por himarjotët nuk u trembën, pjesëmarrja është diçka më e lartë. Himarjotët nuk e ulin kokën. Rezultati është verdikti. Kërcënime dhe presione ka patur shumë siç edhe ju vetë e keni parë. Gjithë administrata, deputetë dhe ministra kanë qenë këtu. Ata kanë punën e tyre unë timen. Himarjotët te fytyra ime shikonin një shpresë. Këtu njerëzit duan diçka që nuk e kanë parë për 12 vite dhe e panë te fytyra ime.”

Një mesazh direkt, Gjikuria e pati edhe për rivalin e tij, Vangjel Tavo, i cili në një intervistë për A2 CNN i kërkoi të mos largohej në Amerikë në rast humbje por të punonte me të si nënkryetar i bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve.

“Unë do jem fitues dhe Tavoja po të dojë të vijë të punojë për mua. Është i mirëpritur. Unë jam fitues i këtyre zgjedhjeve dhe himarjotët më kanë besuar me votën e tyre. Këtu me gjithë presionet ishte diçka e veçante që do më ngel në memorie. Opozita ka punuar për mua dhe mbështetja është gjëja më e mirë që më dhanë.”

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al