• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbyllet shkolla e fshatit Fushëbardhë, nxënësit bëjnë 18 km rrugë për në shkollën më të afërt

31/10/2017
Mbyllet shkolla e fshatit Fushëbardhë, nxënësit bëjnë 18 km rrugë për në shkollën më të afërt

Këtë vit të ri mësimor, 9 fëmijë nga fshati Fushëbardhë në Gjirokastër duhet të përshkojnë plot 18 kilometra për të shkuar në shkollën më të afërt. Kjo pasi në muajin shtator të këtij viti, shkolla 9 vjeçare “Karafil Bello” ku nxënësit mësonin më parë, u mbyll pasi nuk plotësonte kapacitetin e përcaktuar të nxënësve.

Në një prononcim ekskluziv për “Gazeta Shqiptare” prindërit shprehen tejet të shqetësuar në lidhje me këtë situatë. I pyetur nga “GSH”, babai i vogëlushit 9 vjeçar, Hektor Mullai tregon se shpenzimet e rrugës nuk mund t’i përballojnë pasi janë të papunë. “Djali im po torturohet që prej fillimit të këtij viti shkollor. Për shkak se shkolla në fshatin Fushëbardhë u mbyll, i duhet të bëjë çdo ditë 18 kilometra për t’u arsimuar në shkollën “Bilal Golemi”, pranë Urës së Kardhiqit. Ikën që në orën 7:00 të mëngjesit e kthehet në orën 3:00 të pasdites dhe i duhet mbi 1 orë për të marrë veten e për t’u qetësuar”,- tregon babai i fëmijës në klasën e dytë.

Ai, gjithashtu, thekson se çdo ditë duhet të paguajë 100 lekë të rinj për të mbuluar shpenzimet e rrugës. “Ka raste që i shoqërojmë deri te dera e shkollës, por shpesh edhe nuk kemi mundësi. Jemi në merak gjithë kohës pasi e kemi djalin kilometra larg e është shumë i vogël për ta përballuar i vetëm gjithë këtë rrugë”,- tregon Mullai i shqetësuar. Janë plot 9 fëmijë që për të ndjekur arsimin e detyrueshëm, duhet të udhëtojnë 18 kilometra e shpenzimet për transportin deri tani mbulohen nga vetë familjet. Por në VKM e posaçme për sistemin e arsimit parauniversitar theksohet krejtësisht ndryshe.

“Në dispozitat normative për sistemin e arsimit parauniversitar neni 6, pika 5 thotë se për nxënësit e shkollave 9- vjeçare, nëse shkolla është më shumë se 5 kilometra larg, shteti është i detyruar që nxënësit t’i mbajë në konvikt, pra, nëse nuk ka konvikt duhet t’iu sigurojë transportin”,-thotë avokate Margarita Kola për “GSH”.

Respektivisht, 3 vogëlushë janë në shkollën fillore e për ta shqetësimi i prindërve është edhe më i madh. “Sipas ligjit një nxënës i shkollës fillore nuk mund të bëjë më shumë se 5 kilometra rrugë për të shkuar në shkollën më të afërt, kurse fëmija im bën 18 kilometra. Jam shumë në merak pasi djali im është në klasën e parë dhe për moshën që ka është e rrezikshme të bëjë gjithë këtë rrugë vetëm. Gjithashtu, edhe infrastruktura e rrugës për shkak të amortizimit, vende-vende është në gjendje jo të mirë dhe kjo i shkakton tronditje tim biri”,- tregon nëna e 7-vjeçarit. Ndërkohë prindërit kërkojnë nga instancat përkatëse që të paktën të vihet në dispozicion një makinë për fëmijët në mënyrë që të jenë më të sigurt si dhe të mbulohen shpenzimet e rrugës. Ndërkaq, Moisi Muho, një prej anëtarëve të Pleqësisë së fshatit Fushbardhë i pyetur nga “GSH”, në lidhje më çështjen tregon se në fillim të vitit shkollor 2017-2018 kryesia e fshatit ka bërë një kërkesë pranë DAR-it në Gjirokastër. “Në fillim, që vendosën të mbyllnin shkollën “Karafil Bello”, ne, si kryesi e fshatit Fushëbardhë bëmë një ankesë pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës që shkolla të vazhdonte të funksiononte. Por për shkak se nuk plotësohej numri i nxënësve e mbyllën. Nuk e di sesi do të shkojë më tej situata”,-thotë Muho.

 

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al