• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Katër qarqet që u varfëruan më 2016, kryeson Gjirokastra

31/10/2017
Gjirokastra po zbrazet, renditet ndër qytetet me numrin më të lartë të të larguarve gjatë vitit 2016

Teksa familjet shqiptare në tërësi ne vitin 2016 kanë rritur  shpenzimet për konsum në një mesatare me 3.2 për qind, qarqet e Lezhës, Kukësit, Beratit dhe Korçës janë varfëruar edhe më shumë.

Sipas të publikimit të INSTAT për shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive familjare në qarqe shihet rënia me e madhe e konsumit ka ndodhur në Gjirokastër me rreth 24 për qind. Nga 75,9 mijë lekë që ishte konsumi mesatar i një familje në qarkun jugor në vitin 2015 ai ra në 57 mijë lekë më 2016.

Pas Gjirokastrës ulja më e madhe konsumit të familjeve ishte për qarkun e Kukësit. Nga 68,989 lekë konsum në muaj në vitin 2015, familjet në qarkun e Lezhës shpenzuan 5 për qind më pak në vitin 2016. Gjithashtu ritme më të ulëta konsumi kishin edhe familjet në qarqet e Beratit dhe Kukësit respektivisht -2 % dhe -1% më pak, shkruan monitor.

Në vitin 2016, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum.

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 77.933 dhe 75.503 lekë në muaj për njësi ekonomike familjare (NjEF).

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Gjirokastra me 23,9 %.

Gjithashtu shihet se madhësia e familjeve është në rënie. Në vitin 2016, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7 nga 3,8 që ishte në 2015.

Qarku që ka numër më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi, 5,2 anëtarë ndërsa Vlora dhe Gjirokastra kanë numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, 3,4 anëtarë.

Nga publikimet e fundit të INSTAT shihet se qarqet e varfra po varfërohen edhe me shumë. PBB e Kukësit nga viti 2011 ka rënë me 13 për qind. Qarku më i varfër në vend po varfërohet me ritme shumë të shpejta.

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al