Një i moshuar nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmë në polici pasi dhunohet nga nusja e djalit. Policia njofton se ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme nga Gjykata e Gjirokastrës.
“Më datë 29.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin DH.P, vjeç 82, pasi dyshohet se bashkëshortja e djalit shtetasja A.P, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thuhet në një njoftim të shpërndarë për media nga Policia Gjirokastër.









