Policia e kufitare ka arrestuar në Kakavijë një të ri nga Memaliaj, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, mes tyre edhe tentativa për vrasje. I arrestuari është 24-vjeçari Denis Imeri, banues në Memaliaj.
Më poshtë njoftimi i policisē Gjirokastër për arrestinin e tij dhe veprat penale për të cilat akuzohet.
Në 31.10.2017 , në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit (DEPORTIV) shtetasi Denis Imeri, 24 vjeç, banues në Memaliaj.
Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’, shtetasi Denis Imeri rezultoi se është person në kërkim, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës,
me vendimin penal nr.224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.









