POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. B., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi ka braktisur të afërmin e tij një 16-vjeçar në Greqi, i cili është kthyer ditën e djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes. 50-vjeçari në bazë të deklaratës noteriale, kishte përgjegjësi për shoqërimin dhe mosbraktisjen e 16-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.