Rama: Të gjithë në politikë, e media, u mobilizuan ta manipulojnë vrasjen e një djali të ri si një overdozë propagande për të rritur propagandën kundër nesh. U prodhua një film, u mblodhën bashkë, komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komente të cilat i dominoi fantazia e gënjeshtarëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur nga një gjobë? Gënjeshtër! U shkrua se Progradeci, ligjin e bëkan bandat e gjobvënies, gënjeshtër! U vu kunja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër! Shpejtësia e veprimeve është e dokumentuar.
U bërtit fort se ambulanca kishte ardhur 40 minuta me vonesë, gënjeshtër! Koha është e dokumentuar. Daja i tij është i dënuar për abuzim me detyrën dhe nuk ka asnjë lidhje me PS.
I ndjeri ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, por punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat, gënjeshtra e bëri 7 herë xhiron. Me ndihmën e një prokurori që nuk ka kryer asnjë hetim e ndryshoi përcaktimin si vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje. Duke organizuar një protestë mashtruese drejt qeverisë.”