• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Sekretet” e Komisionit Antikorrupsion. Xhafaj: Të gjithë do ta gëlltisin atë që kanë thënë kundër

14/09/2024
“Sekretet” e Komisionit Antikorrupsion. Xhafaj: Të gjithë do ta gëlltisin atë që kanë thënë kundër

Komisioni Antikurrpsion po kundërshtohet ashtu si u kundërshtua Reforma në Drejtësi, por në fund do të shihen frytet e tij. Kështu tha ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Edhe kur filloi reforma në drejtësi çfarë nuk na dëgjuan veset. Erdhi dita që të gjithë u detyruan ta gëlltisin atë që kishin nxjdrrë. Edhe kështu do të ndodhë edhe për këtë gjë. Të jeni të bindur”, tha Xhafaj.

Kryetari i komisionit të posaçëm tha se ideja për këtë nismë lindi pas një takimi me kryeministrin Rama në tetor 2023, ku u fol për qeverisjen, korrupsionin, sundimin e ligjit. “Ai ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për zbatimin e masave të shumta dhe mekanizmave që duheshin ndërtuar për të adresuar rekomandimet e dala nga progres raporti i BE, zbatimi i të cilave ishte domosdoshmëri për të përshpejtuar procesin e integrimit. Partnerët e vlerësuan si zgjidhje shumë të mirë dhe vendosën ta mbështesin”, tha Xhafaj në A2 CNN.

Deputeti socialist zbuloi se propozimi për të drejtuar komisionin erdhi nga Rama. “Ishte një sfidë për mua. E mendova gjatë. Është një reformë shumë e madhe, shumë e vështirë, por në finale ne jemi këtu për të shërbyer, për të bërë detyrën”, tha ai.

Si do të përfshihet opozita në komision? “Jeta vazhdon”

Xhafaj pranoi se pjesëmarrja e opozitës në komision është shqetësim për socialistët, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e kanë bërë të qartë që nuk do të jenë pjesë e tij. “Është një shqetësim i yni. Opozita është faktor i rëndësishëm në këtë proces. Por opozita bën zgjedhjet e saj. Ajo ka vendin e vet, zgjedh opozita se çfarë do të bëjë me rolin dhe vendin e saj. Në këtë rast, si edhe në disa raste të tjera, opozita ka zgjedhur formën e gabuar, pra bojkotin. Por kjo nuk do të thotë se Kuvendi nuk duhet të vazhdojë”, tha Xhafaj.

Pse nuk ka mbështetje nga drejtësia?

Fatmir Xhafaj tha se socialistët nuk kanë kërkuar mbështetje nga drejtësia për këtë komision. “Nuk kemi pse t’i kërkojmë mbështetje publike Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është një keqinterpretim. Ne nuk u kemi kërkuar të përfshihen te grupet e ekspertëve. Natyrisht nuk do të kishte asgjë të keqe që ne t’i thërrisnim dhe të na tregonin edhe ata problematikat, siç bëjnë në raportet që përpilojnë çdo vit”, tha ai.

“Vetë institucionet e drejtësisë kanë propozuar 200 nene që ata mendojnë se duhet të ndryshojnë. Prandaj duhet një diskutim me vetë njerëzit e drejtësisë, me të gjithë profesionistët dhe më pas në Kuvend”.

Akuzat se ky komision do t’i heqë pavarësinë drejtësisë, Xhafaj i quan vetëm hipoteza, pa fakte. “Si mund të heqë një komision parlamentar pavarësinë e drejtësisë? Dakord! Po si? Bazamenti mbi të cilin ngrihet sot drejtësia e re është i garantuar me norma kushtetuese. Ne fatkeqësisht kemi bërë ndërhyrje të tilla në Kushtetutë, që për një konstitucionalist normal nuk janë të arsyeshme. Ne ishim të përgjegjshëm, por kishim edhe vizionin që e morëm përsipër këtë gjë. E bëmë këtë gjë sepse i dhamë garanci. Sot duhet mbi 94 vota që të ketë ndryshime kushtetuese. Pavarësia e institucioneve të drejtësisë është e sanksionuar në Kushtetutë. Si mund ta ndryshojë një forcë parlamentare që ka 74 mandate?”, tha ai. (A2 Televizion)

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al