• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

15 vjeçarja në Mallakastër bëhet nënë, gazetarja tregon detaje: Ishte dita e parë e shkollës, u kthye në shtëpi dhe lindi në tualet

14/09/2024
15 vjeçarja në Mallakastër bëhet nënë, gazetarja tregon detaje: Ishte dita e parë e shkollës, u kthye në shtëpi dhe lindi në tualet

Një vajzë 15 vjeçare nga Mallakastra, është bërë nën për herë të parë. Ngjarja ka ndodhur këtë javë dhe detajet janë të pakta, për shkak se familja dhe autoritetet janë përpjekur ta mbajnë rastin të izoluar, duke u kujdesur së pari për shëndetin e 15 vjeçares.

Vajza dhe vogëlushja që ajo ka sjell në jetë vetë, në kushte shtëpie, fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. E mitura qëndron ende në Spitalin e Fierit, por nuk ka pranuar të rrisë fëmijën, por ta dhurojë atë.

“Ishte dita e parë e shkollës për të , kur u kthye në shtëpi dhe lindi e vetme ndërsa bënte banjë. Nëna e saj e gjeti vajzën të lidhur me kordonin e bebes të sapo lindur. Në kushtet e një tronditjeje emocionale ajo njoftoi infermieren dhe mjekun e fshatit të cilët pas dhënies së ndihmës I dërguan në maternitetin e qytetit Fier me ambulancë. Në maternitet ajo u sistemua në repartin e të sapolindurave dhe bebja u vu nën kujdes.

Në një dhomë me dy krevate lehona 15 vjeçarje rri e mbledhur kruspull, një fytyrë fëmije me trupë nëne të re, me gjinjtë që pikojnë qumësht. Por ajo ka vendosur, sa mund të ketë vendosur në kushtet që gjendet, të mos e afroj beben po ta japi në një familje, ne nje familje, thotë dhe përhumbet me shikimin në muret e dhomës ndërsa bluza e lagur nga qumështi pikon”, tregon gazetarja Laureta Roshi.

Ajo rrëfen dhe momentet e para të së ëmës, e cila e gjeti vajzën në tualet duke lindur, ndërsa pa edhe “zërat e turpit” nga të afërmit që shkuan në shtëpi.

“E ëma e vajzës ndien faj shumë faj që s ka arritur të kuptojë vajzën e saj, ndërsa ka përballuar një mentalitet të egër paragjykimi në momentet e lindjes. Kujton vetëm trupin e ngrohtë të bebit, kordonin që e bashkonte me të bijën dhe këmbët e njerëzve të afërm që shkelnin mbi gjakun në dysheme. Mbi gjakun e Vajzës sime vinin zëra turpërues për të si nënë…”, tegon gazetarja.

Vajza 15 vjeçare nga një prej fshatrave të Bashkisë Mallakastër, ka treguar edhe emrin e babait të foshnjës, i cili është një i ri po nga fshatrat përreth, që në këtë periudhë të vitit është në emigracion për punë sezonale.

“Lehona e mitur pohon se ndihet e lodhur, dhe pse ka treguar babain “e prezymuar”, thotë se ka ndërprerë kontaktet me personin dhe se ajo e solli në jetë fëmijën e saj për ta dhuruar. Flet pak shumëpak, ka një qetësi të frikshme rreth saj, e ka mbajtur vete të gjithë barrën e shpirtit dhe pse ka një shoqe banke qe e do fort dhe një mësuese fizike që e bën të shkoj, me gezim në shkollë, kjo është bota e saj e shpëtuar.

Policia ka nisur hetimet, lehona është ndjerë nën trysni nga pyetja mbi kontaktet seksuale dhe shumë e gjykuar nga rrethi I jashtëm familjar. Familja e saj e vogël, më babain emigrant dhe nënën që punon gjithë ditën larg saj, po e mbështet atë ndërsa fëmija do të lihet në një qendër”, vijon rrëfimin Laureta Roshi.

Nëna e 15 vjeçares dhe tashmë gjyshja e vogëlushes së sapoardhur në jetë, e pagëzuar me emrin Jona, thotë se ajo do t’i qëndrojë pranë në çdo moment së bijës, e madje më vonë mund të marrë edhe mbesën të jetojnë bashkë.

Related Posts

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Zyrtare nga policia, nën hetim i riu nga Gjirokastra, dyshohet për përhapjen e lajmit të rremë mbi infektimin me HIV

20/04/2026
Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët
Kryesore

Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët

20/04/2026
Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!
Kryesore

Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!

20/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Kryesore

Të huajt “pushtojnë” bregdetin/ Apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 milionë euro

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al