Për 482 gram kanabis një 53-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia, ndërsa kallëzim është bërë edhe ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Buz.
“Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.N vjeç 53 banues në fshatin Buz, Memaliaj, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për bashkëshorten e tij, shtetasen L.N vjeç 47 pasi dyshohet se në oborrin e banesës, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 482 gram bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 dhe 25 të Kodit Penal”, thotë policia përmes një njoftimi për mediat.









