• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po ndodh në Gjirokastër? PS largon njerëzit e vet në emër të konkurseve, drejtorët e LSI-së mbajnë ende postet

05/11/2017
Çfarë po ndodh në Gjirokastër? PS largon njerëzit e vet në emër të konkurseve, drejtorët e LSI-së mbajnë ende postet

Javën që lamë pas dy drejtorë përfaqësues të Partisë Socialiste në Gjirokastër u larguan nga posti që mbanin. Është fjala për Dino Selimin, drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe drejtoria e patentave dhe targave, si dhe Shpëtim Novi, drejtori i Shëndetit Publik.

Atyre u është kërkuar largimi nga eprorët, në mënyrë që t’i hapin rrugë  përzgjedhjes me konkurs të emrave të rinj që do të drejtojnë këto institucione. Me siguri që largime të tjera do të ketë në ditët e ardhshme. Ajo që vihet re, është se nga njëra anë janë drejtorët e emëruar nga PS-ja të cilët dorëhiqen pa bërë zë, ndërsa nga ana tjetër janë drejtorët e emëruar nga LSI-ja që vazhdojnë të bëjnë rezistencë, pavarësisht se largimi u është kërkuar edhe atyre më herët.

LSI është në opozitë që prej 25 qershorit, por vazhdon të jetë ende në qeveri me njerëzit e mëruar prej saj nëpër drejtori dhe poste të tjera të administratës. Si për karshillëk ndaj pushtetit të ri të dalë nga zgjedhjet e fundit, disa prej drejtorëve të LSI-së ishin pjesëmarrës edhe në takimin e Monika Kryemadhit tre ditë më parë në Gjirokastër. Pra, nga njëra anë vazhdojnë të jenë në krye të institucioneve, nga ana tjetër i bashkohen aksionit të LSI-së kundër kësaj qeverie. Janë njëkohësisht edhe në pushtet ku marrin rrogën edhe në opozitë kur vjen puna për të akuzuar këtë qeveri si të lidhur me bandat e drogës.

Të kupohetmi, nuk bëhet fjalë për profesionistë apo njerëz që janë aty për merita profesionale si teknicienë apo menaxherë të zotë. Por janë thjesht emërime politike të bëra nga deputeti Vangjel Tavo në kohën kur LSI ishte në koalicion me PS-në. Me porosi të Vangjel Tavos, këta drejtues të LSI-së mbrohen me pretendimin se postet që mbajnë nuk janë politike, prandaj bëjnë rezistencë me shpresën se do të shkarkohen. Kjo do t’i çonte më pas në dyert e gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim disa paga.

Në një situatë të tillë, përkrahës të PS-së në Gjirokastër ndiehen të frustruar dhe po ushtrojnë presion ndaj deputetëve të qarkut për të ndikuar që njerëzit e LSI-së të largohen nga administrata. Nuk është e qartë ende se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm, por gjasat janë që Rama ta tolerojë ‘bashkëqeverisjen’ me drejtorët e LSI-së maksimumi edhe për këto dy muaj të mbetur të vitit. Me buxhetin e ri dhe nisjen e reformës në administratën publike, shumë prej njerëzve të LSI-së do të shkarkohen për t’u zëvendësuar me drejtues të tjerë nga radhët e socialistëve.

Por cilat janë institucionet që sot mbahen ende nga njerëzit e LSI-së në Gjirokastër?

Drejtoria Rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore- Spiro Diamanti

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë- Koçi Rapi

Drejtoria e Arkivës Gjirokastër- Eri Ndreu

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve- Filip Vito

Bordi i Kullimit- Kristaq Xha

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve- Nikolla Buka

Drejtoria Rajonale e Tatimeve- Ahmet Çabej

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve- Kristaq Thimio

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al