• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-drejtori i Arkivit zbulon pse Enver Hoxha nuk donte që shqiptarët të mbanin derra në shtëpi

07/11/2017
Ish-drejtori i Arkivit zbulon pse Enver Hoxha nuk donte që shqiptarët të mbanin derra në shtëpi

Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi zbulon të tjera dokumente ka koha e hidhur e regjimit hoxhist.

Ai publikon ekstraktin e një bisede mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, ku ai kërkon që të ndalohet mbajtja e derrave dhe e kafshëve të punës në shtëpi.

Hoxha shprehet se derrat nuk ka mundësi t’i mbajnë në oborrin e vet familjet kooperativiste, se ky ka nevojë për koncentrat që ajo nuk ka t’ia japë.

1980/Lufta heroike e Partisë së Punës kundër derrave, gomerëve dhe mushkave
Lufta e egër që Partia e Punës i shpalli kafshëve të buta të oborrit kooperativist, nuk u ndal vetëm te kafshët të cilëve iu merrej mishi e nënproduktet, por edhe te kafshët që përdoreshin për punë. Në pjesën e fundit të diskutimeve të datës 4.11.1980, shokët e byrosë vendosën fatin e derrit në fshat, si dhe u dhanë duart kafshëve të punës. Po ndërsa derri do tufëzohej “qyl”, partia mendonte se për kafshët e punës mund të jepte ndonjë kacidhe me këste (gjë e cila nuk ka funksionuar sepse ose janë shitur shumë lirë ose janë “falur”). Më parë të njëjtin fat kishin pësuar edhe qetë (kafshë pune për punimin e tokës me parmendë). Me këto vendime, përfundimisht, Partia e Punës e sovjetizoi tërësisht fshatarin. Pjesa e përzgjedhur më poshtë është diskutimi midis sekretarit të parë dhe kryeministrit të vendit.
Diktatori shprehet i penduar se si i ka lënë deri sot fshatarët të mbijetonin me të ardhurat që i sillte oborri i shtëpisë.
Ekstrakt nga diskutimet
Enver Hoxha: Një tjetër çështje që duhet të kemi parasysh është që oborri kooperativist të mos mbajë më derr.
Mehmet Shehu: Dakord, të mos mbajë as derr.
Enver Hoxha: Nuk ka mundësi ta mbajë derrin në oborrin e vet familja kooperativiste, se ky ka nevojë për koncentrat që ajo nuk ka t’ia japë. Në qoftë se duhen mbajtur derra, kjo t’u vihet detyrë kooperativave t’i mbajnë.
Mehmet Shehu: Janë fshatarët me popullsi të besimit ish katolik që kërkojnë të mbajnë sot nga një derr.
Enver Hoxha: Le të kërkojnë, s’ka katolikë më te ne (të qeshura). Mishin e derrit e ha sot edhe ish myslimani që ç’ke me të (të qeshura). Pra, derr nuk duhet të lejohet të mbajë oborri.
Edhe kafshët e ngarkesës kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë të mbajë oborri kooperativist, për arsye se këto kanë nevojë për tërshërë, për bar, për kashtë misri. Interesant si e kemi lejuar një gjë të tillë? Po ja që e kemi lejuar dhe natyrisht kemi bërë gabim, por në atë kohë ato edhe na duheshin. Ç’të bëjmë tani me këto kafshë të oborreve? Ato nuk mund t’ua marrim pronarëve të tyre, por e vetmja rrugë është të bëjmë kolektivizimin e tyre në kooperativë. Tani të vendosim se si do ta bëjmë këtë kolektivizim, si t’ua marrim atyre që i kanë?
Mehmet Shehu: Të veprojmë si me qetë shoku Enver. Edhe këta ne ua kemi marrë oborreve dhe vlerën e tyre ua kemi paguar, po me këste.
Enver Hoxha: Domethënë t’ua kolektivizojmë dhe t’ua paguajmë vleftën me këste.
Mehmet Shehu: Dëme në këto kafshë mendoj nuk do kemi se kur filluam të kolektivizojmë bagëtitë për mish e qumësht, shumë familje i therën një pjesë të tyre, kurse gomarin ose mushkën nuk e ther dot se nuk e hanë. Edhe kalin po kështu, kurse lopën që e ka mund ta therë.
Enver Hoxha: Jo, as lopën nuk do ta therë, mendoj unë.
Mehmet Shehu: Megjithatë, ne nuk mendojmë të kalojmë në kolektivizim të lopëve, po në tufëzim të tyre, ndërsa në gomarë, mushka e kuaj duhet të kalojmë në kolektivizim. Të bëjë thirrje partia, të kalojmë në kolektivizimin e kafshëve të ngarkesës dhe të marrë fund kjo punë. Të kemi parasysh se kolektivizimi (i gomerëve, kuajve, mushkave etj-shënim), do të bëhet me pagesë, jo përnjëherë, po me këste, ashtu siç kemi kolektivizuar qetë.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/enver-hoxha-shqiptaret-nuk-duhet-te-mbajne-derra-ne-shtepi-pasi-458555/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
Kategoria e Parë/ Pesë fitore në javën e dytë, Besa shkëlqen ndaj Sopotit

Kategoria e Parë/ Pesë fitore në javën e dytë, Besa shkëlqen ndaj Sopotit

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al