Censi i popullsisë së banesave realizuar një vit më parë tregon se Vlora është zona me numrin më të madh të banesave që janë bosh. Më shumë se gjysma e shtëpive në Vlorë janë gjetur bosh nga regjistruesit e censit të cilët kanë trokitur atje të paktën tre herë në ditë të ndryshme, fakt që e konfirmojnë edhe vetë banorët e qytetit bregdetar. Por ka një dallim mes sezonit veror dhe dimrit. Në ditët e nxehta pallatet janë plot dhe duket se apartamentet nëpër pallate janë shtëpi të dyta që përdorën për pushime ose pushues.