• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tjetër skandal në Gjirokastër/ ‘Sherri’ për guroren e Tavos, Kristaq Thimio pezullon inspektorin për… motive personale

09/11/2017
Tjetër skandal në Gjirokastër/ ‘Sherri’ për guroren e Tavos, Kristaq Thimio pezullon inspektorin për… motive personale

Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi problematikën dhe shkeljet nga ana e Kristaq Thimjos, kryeinspektori i  Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër. Ai u akuzua për vjedhjen e 6.5 milionë lekëve të vjetra dhe u dënua me vlerën e një USB-je.

Sot Saimir Zenaj, inspektor nën varësinë e Thimjos që në vitin 2014, tregon se është pezulluar pa të drejtë nga puna për shkak të një guroreje në Dervician dhe presionit të drejtorit që kjo gurore të gjobitej me hir a me pahir.

Zenaj thotë se subjekti në fjalë ishte me autorizim nga Bashkia, ndaj dhe grupi i inspektimit nga Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, nuk mund të merrnin masë për të, për më tepër që çështjen e mori në dorë prokuroria. Në këto kushte, Kristaq Thimjo u jep paralajmërim me shkrim dy inspektorëve dhe pezullon Saimir Zenajn.

Sot, Saimir Zenaj, inspektor nën varësinë e Thimjos që në vitin 2014, tregon se është pezulluar pa të drejtë nga puna.

“Unë jam Saimir Zenaj, jam inspektor në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër që nga 21 Shkurti 2014 dhe në datë 6 Tetor më është komunikuar pezullim nga puna. Arsyet nuk i di se cilat janë. Që nga data 9 Tetor e deri tani jam i pezulluar. Faktikisht ne kemi një problem me një çështje, me një gurore që ka qenë e vjetër, në fshatin Dervician. Bashkia ka lëshuar dy vërtetime tek dy persona për të marrë 100 metra kub gurë të kuq dhe këtu ka nisur një problem për të vënë gjobë. Nuk na pengon ligji për t’i vënë gjobë këtij subjekti, por këto 2 persona janë të pajisur me vërtetim nga Bashkia, të cilat janë të protokolluara”.    

Denoncuesi shprehet se çështja i kaloi prokurorisë, ndaj nuk ishte më përgjegjësia e inspektorëve. Por kamera e fshehtë shfaq reagimin e kryeinspektorit me zë e figurë.

Kristaq Thimjo – Pa më ardhur mua ç’emërimi, kam kompetencat dhe tagrin ligjor të veproj sipas ligjit. Në qoftë se e shkel ligjin dhe rregulloren, atëherë përgjigjem unë.

Inspektori – Atë shkresën do ta bësh njëçikë sipas ligjit. Lexo ligjin e kullotave dhe shiko si veprohet.

Kryeinspektori Kristaq Thimjo – E di, kullotat të them unë …

Inspektori – Po lexoje aty dhe pastaj nxirr konkluzionet … Jo mo, vetëm ti je i zgjuar, ne të tjerët jemi budallenj. Lexo ligjin!

Kryeinspektori Kristaq Thimjo – Mos më fol mua kështu…!

Inspektori – Po pse, ti do na flasësh neve kështu? Po ti kujt i flet kështu?

Kryeinspektori Kristaq Thimjo – Ty të flas! Pse s’ke bërë detyrën?

Inspektori – Kush nuk ta ka bërë detyrën? Po ato çfarë janë? Çfarë i ke ato në dorë?

Kryeinspektori Kristaq Thimjo – Zero!

Inspektori – Po mirë mo, çona në burg neve! Po ashtu, do vesh ti.

 

Kryeinspektori Kristaq Thimjo – Do vete unë, pse mos vete? Për atë luftoni juve.

Për grupin, që ka qënë në inspektimin e deritanishëm, vihet masa e revokimit. Për z. Devolli dhe z. XX, ka vëretje me shkrim për komunikim dhe sjellje jo të moralshme dhe të etikës me kryeinspektorin. Kurse për Saimir Zenaj pezullim nga detyra.

Saimir Zenaj tregon se i ka thënë kryeinspektorit që me këtë çështje duhet të merren ekspertë nga Tirana, të cilët do të mund të kryejnë matjet.

Gazetari i emisionit “STOP” rikthehet pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, pasi kryeinspektori Kristaq Thimjo po e përdor këtë institucion si harremin e tij privat.

Më datë 28.09.2017, Thimjo i ka dërguar një shkresë përcjellëse Gjykatës së Apelit Gjirokastër për të autorizuar Erjon Puravellin si inspektor për të ndjekur procedurat private të tij në këtë gjykatë.

Gazetari komunikon me inspektor Puravellin për të kuptuar se për çfarë ka shërbyer ky autorizim.

Inspektori Puravelli – Unë inspektor jam vetë, me autorizim në çdo gjë.

Gazetari – Po jo në çdo gjë nuk vete ti, se po të jetë diçka e kundra ligjshme, mban ti pastaj, më kupton … mund të të përdorë si levë.

Inspektori Puravelli – Unë s’jam jurist. Gjithsesi i ka ai, se është i autorizuar, unë jam i autorizuar.

Gazetari – Po për çfarë arsye? Për të tërhequr dosjen nga Gjykata e Apelit Gjirokastër?

Inspektori Puravelli – Jo ore, çfarë…

Gazetari – Po për çfarë?

Inspektori Puravelli – Çfarë dosje? Unë s’kam fare punë me dosjen.

Por në këtë shkresë të protokolluar, drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjirokastër, thuhet se Erjon Puravelli, punonjës në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Dega Rajonale Gjirokastër, autorizohet të jetë përfaqësues i institucionit për çështjen civile në Gjykatën e Apelit, më datë 12.10.2017, ora 08:30. Inspektorit iu dhanë të gjitha tagrat, duke përfshirirë edhe të drejtën për të hequr dorë nga ankimi, kërkesë për të pushuar gjykimin, si dhe çdo e drejtë tjetër që të gjykohet e arsyeshme.

Kristaq Thimjo vazhdon të jetë në gjyq me ISHMP-në, ku prej datës 14 Shtator 2017 është emëruar drejtor nga ish – drejtori i këtij institucioni, Ergys Agasi. Ai po shfrytëzon këtë post dhe është në shpërdorim detyre, duke iu referuar nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale. Thimjo ka vendosur në presion Gjykatën e Apelit, në mënyrë që të pushojë gjykimin e çështjes civile, për shkak të heqjes dorë të palës paditëse nga ankimi.

Kryeinspektori Thimjo ose inspektori Puravelli, i cili ishte autorizuar prej tij për të ndjekur çështjen, duhet të kishin lënë seancën ligjore në mungesë, që gjykata të nxirrte vendimin konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. /tvklan.al

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al