Këto janë pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën biznesmenit nga Gjirokastra, Athanas Xhavari. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Vaqarr-Ndroq në Tiranë. Viktma tjetër tjetër është 22-vjeçari Edison Sefa nga Tirana. Burimet policore bëjnë me dije se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa Tr 1432 U.
Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25 mbrëmë tek “kthesa e Arbanës”.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. 45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.
Sipas burimeve nga blutë e Policisë së Tiranës, në momentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kompaninë “HXH”.