Një shtetas nga Memaliaj është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës pas nuk iu bin urdhërit të patrullës policore për të ndaluar. “Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.M, vjeç 32, banues në fshatin Memaliaj, pasi dyshohet se rreth orës 09:50, në Memaliaj, duke drejtuar mjetin, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë. Nenet 242 e 247 të Kodit Penal”, thotë policia Gjirokastër përmes një njoftimi për mediat.