• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy klube të Serisë A kërkojnë Elseid Hysajn

03/01/2025
Dy klube të Serisë A kërkojnë Elseid Hysajn

Elseid Hysaj po përballet me një situatë të vështirë te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili dikur ishte një element i rëndësishëm në formacionin bardhekaltër, tani konsiderohet më shumë si një barrë ekonomike për klubin. Trajneri i ri, Marco Baroni, nuk e sheh Hysajn si pjesë të planeve të tij për sezonet e ardhshme dhe kjo ka bërë që të kaltrit të tentojnë ta largojnë shkodranin.

Fillimisht, interes për Hysajn ka pasur nga klubet e Arabisë Saudite, të cilat janë të gatshme të mbulojnë pagat e larta të lojtarëve. Megjithatë, fillimi i janarit ka sjellë një kthesë interesante, pasi dy klube nga Seria A, Lecce dhe Empoli, janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut.

Një nga sfidat kryesore për Leccen dhe Empolin është paga e lartë e Elseid Hysajt. Aktualisht, ai përfiton 2.8 milionë euro në sezon, plus bonuset e ndryshme, dhe është i lidhur me Lazion deri në verën e vitit 2026. Kjo shifër përbën një barrë të rëndësishme për klubet më modeste të Serisë A, të cilat operojnë me buxhete shumë më të ulëta krahasuar me ekipet e mëdha.

Për të realizuar këtë transferim, disa skenarë janë duke u shqyrtuar. Sipas raportimeve mediat pranë Leçes, klubi puglian mund të përdorë mesfushorin shqiptar Medon Berisha, i cili pëlqehet nga Lacio. 21-vjeçari mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi, duke ulur kështu barrën ekonomike të Lecces për të siguruar Hysajn.

Një tjetër mundësi që po diskutohet është gatishmëria e Lacios për të marrë përsipër një pjesë të pagës së Hysajt. Kjo lëvizje mund të jetë kyçe, duke lejuar që si Lecce, ashtu edhe Empoli, të kenë hapësira financiare për të mbyllur marrëveshjen. Në rast të realizimit të një kompromisi të tillë, Lazio jo vetëm që do të shkarkonte një pjesë të barrës ekonomike, por edhe do të reduktonte numrin e lojtarëve që nuk janë pjesë e planeve të tyre për të ardhmen.

Empoli përbën një opsion interesant për Hysajn, pasi rikthimi te klubi ku ai nisi karrierën në Serinë A mund të sjellë një rindezje të formës së tij sportive. Empoli ka treguar shpesh gatishmëri për të mirëpritur lojtarë të njohur që kanë kontribuar në të kaluarën për klubin. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme të shihet nëse ata do të jenë të gatshëm të bëjnë sakrifica financiare për të siguruar këtë marrëveshje.

Related Posts

Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?
Kryesore

Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?

22/08/2026
Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi
Kryesore

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

22/08/2026
VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund
Sport

VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund

22/08/2026
300 të arrestuar në Greqi për zjarrvënie
Kryesore

300 të arrestuar në Greqi për zjarrvënie

22/08/2026
VIDEO/ Muriqi “rrëmben skenën”, realizon me Fenerbahçen
Sport

VIDEO/ Muriqi “rrëmben skenën”, realizon me Fenerbahçen

22/08/2026
VIDEO/ Inter dhuron show në start të Serie A, 4 gola ndaj Monzës
Sport

VIDEO/ Inter dhuron show në start të Serie A, 4 gola ndaj Monzës

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?

Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?

22/08/2026
Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

22/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al