• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ofertë e çmendur për Arnold, kontratë 5-vjeçare me 93 milionë euro

06/01/2025
Ofertë e çmendur për Arnold, kontratë 5-vjeçare me 93 milionë euro

Trent Alexander-Arnold, është kthyer në qendër të vëmendjes në merkato. Real Madridi ka nisur përpjekjet për ta bindur që të transferohet në “Santiago Bernabeu,” duke ofruar 25 milionë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, Liverpool ka bërë të qartë që nuk dëshiron ta humbasë lojtarin që ka dalë nga akademia e klubit dhe është bërë simbol i skuadrës.

26-vjeçari, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij, ka qenë një figurë kyçe për Liverpool që nga debutimi i tij me ekipin e parë në vitin 2016.

Drejtuesit e “The Reds” janë të vendosur për ta mbajtur lojtarin dhe kanë bërë një ofertë të rëndësishme, një kontratë pesëvjeçare me një pagë totale prej 93 milionë eurosh, e barasvlershme me atë që Reali është i gatshëm të paguajë për të.

Tekniku i Liverpulit, Arne Slot, ka paralajmëruar Real Madridin se përpjekja për të nënshkruar me Arnoldin nuk do të jetë aspak e lehtë.

Ai ka kujtuar përpjekjet e dështuara të Realit për të transferuar Gerrard vite më parë, një tjetër ikonë e Liverpulit që refuzoi të largohej nga klubi i tij i zemrës. Slot beson se e njëjta lidhje e thellë me klubin dhe tifozët mund të jetë faktor vendimtar për Arnoldin.

Nëse Arnold vendos të qëndrojë te Liverpuli, ai do të vazhdojë të shkruajë historinë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit. Por, nëse Real Madridi arrin ta bindë, atëherë “Los Blancos” do të shtojnë një tjetër yll të madh në skuadrën e tyre.

Me më shumë se 330 ndeshje të luajtura për Liverpool, 20 gola të shënuar dhe 85 asiste të dhëna, Arnold është ndër mbrojtësit më të suksesshëm të gjeneratës së tij. Gjatë karrierës së tij me të kuqtë, ai ka fituar tetë trofe të rëndësishëm, përfshirë Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve.

Related Posts

VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund
Sport

VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund

22/08/2026
VIDEO/ Muriqi “rrëmben skenën”, realizon me Fenerbahçen
Sport

VIDEO/ Muriqi “rrëmben skenën”, realizon me Fenerbahçen

22/08/2026
VIDEO/ Inter dhuron show në start të Serie A, 4 gola ndaj Monzës
Sport

VIDEO/ Inter dhuron show në start të Serie A, 4 gola ndaj Monzës

22/08/2026
Egnatia, Tetova para Champions: Vlerësim maksimal për kundërshtarin, bëjmë të pamundurën për fitore
Sport

Teuta, trajneri Tetova: Shikojmë anën pozitive, pash sinjale të qarta

22/08/2026
“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë ndaj Partizanit”, tekniku i Elbasanit: Kam skuadër me mentalitet fituesi, jam i bindur
Sport

Barazimi ndaj Laçit, trajneri i Elbasanit: Duhet të përmirësohemi!

22/08/2026
Partizani dhe Teuta nuk “ndezin”, “X” spektakolar Laçi-Elbasani (VIDEO)
Sport

Partizani dhe Teuta nuk “ndezin”, “X” spektakolar Laçi-Elbasani (VIDEO)

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?

Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?

22/08/2026
Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

22/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al