I riu nga Përmeti i implikuar në trafikun e drogës si pjesë e rrjetit që kishte sasinë prej 1.5 tonësh në Vilun të Velipojës është arrestuar nga policia.
“Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Viluni Beach” mbrëmjen e djeshme nga FNSH Shkodër është kapur në Lezhë dhe është arrestuar njëri prej personave të shpallur në kërkim konkretisht shtetasi: F.M, vjeç 32, banues në Përmet”, sqaron policia përmes një njoftimi për mediat.
Dje policia sekuestroi 1.5 ton kanabis e cila po bëhej gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Në pranga u vunë 5 persona, si dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Mes tyre ishte edhe përmetari F.M, i cili u kap mbrëmjen e kaluar.
©ArgjiroLajm.net









