Nje ngjarje e rende raportohet ne njoftimin per shtyp te Policise se Shtetit.
Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 3 ne Tirane bejne me dije se në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, më datë 09.11.2017, u anulua kërkimi për shtetasen E.S, vjeç 27, banuese në Tepelenë, pasi sipas certifikatës datë 04.10.2017, Bashkia Gjirokastër, kjo shtetase ka vdekur.
Mesohet se ne komisariat ishte bere nga te afermit denoncim per largim nga banesa te se rese, e cila mesa duket eshte gjetur e vdekur.









