Një i ri 22 vjeçar me shtetësi shqiptare ka përfunduar në spital pas një përleshjeje me forcat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Egnatia, në afërsi të Kavalas, në Greqinë e Veriut.
Mjeti që drejtonte 22 vjeçari doli nga rruga dhe u përmbys. Kur patrulla e policisë mbërriti në vendngjarje, ai u orvat të largohej dhe fillimisht u përlesh me njerin prej policëve pastaj tentoi t’i merrte atij edhe armën.

Sipas komunikatës zyrtare, polici shtiu në ajër për paralajmërim, por pastaj qelloi drejt 22 vjeçarit, duke e plagosur në dorë dhe në këmbë. 22 vjeçari u dërgua në spitalin e Kavalës, ku po kurohet në ruajtje. Ai po transportonte me mjetin e tij 10 emigrantë klandestinë nga Pakistani, të cilët gjithashtu u plagosën gjatë aksidentit.









