• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

22/02/2025
Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata

Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me ardhjen e trumpistit pranë Berishës nuk duken fare rastësi.

Në Tiranë, mjedise diplomatësh dhe simpatizantëve të njohur të qarqeve greke, po diskutojnë prej kohësh për axhenda “politike të mëdha”, si gjetja e një kandidati nga përtej oqeani për kryeministër, siç ndodhi në Himarë në zgjedhjet e gushtit, ku u tentua të importohej kryebashkiaku. Apo për të tjera axhenda, që vetëm sapo kanë nisur të përmenden.

Madje, siç u vu re këto ditët e fundit, gjurmët e këtyre qarqeve u panë, apo më mirë u diskutuan edhe në dosjen kundër kryebashkiakut të Tiranës nga SPAK.

Praktikisht, ka një axhendë dhe përpjekje të qartë politike në Greqi, që po synon të krijojë një spondë politikë të afërt me të në Tiranë, e cila bashkëshoqërohet edhe me lëvizje mediatike apo edhe ndihma të mëdha financiare.

Është e qartë tashmë lobi politik Athinë-Tiranë me rastin Beleri, ku sponsorët më të mëdhenj ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Lob, që nuk është më thjesht i kristalizuar, por që është formësuar si një lëvizje me të gjitha komponentët e saj në politikën shqiptaret.

Lëvizje, që synon padyshim nga ata që e kanë krijuar dhe e mbajnë në këmbë, influencimin politik të politikës shqiptaret për interesat e tyre. Nuk është gjë e re; Sali Berisha u rikthye edhe në vitin 2005 falë aleancës me Athinën dhe lobin amerikan të saj, në kohën e Nixholas Gage, ku si përfundim ndodhi dorëzimi i Himarës në duart e Vasil Bollanos dhe PBNJ-së. Dorëzim, i cili nuk i dha një strehë politike sentimentit filogrek, por krijoi qelizat politike të ekstremizmi nacionalist që si pasojë të parë pati përplasjen e egër me patriotët e Himarës, si dhe frikësoi dhe zbuti atë pjesë që ishte në mes.

Ndërkaq, dalëngadalë, me anë të një operacioni perfid, u kthye Himara, jo në një zonë dygjuhëse, por u krijua një strofkull e grekofilëve më të çartur. Madje, Himara u kthye edhe në një peligrinazh për ekstremistët e Agimit të Artë, por edhe lobimeve të tjera politike greke.

Kjo strofkull politike, ra me largimin e bollanove nga drejtimi i Himarës, ndërkaq, Athina shtyu një axhendë edhe më të nxehtë. Atë të Fredi Belerit, që siç dihet tashmë është një eurodeputet i Demokracisë së Re në Strasburg.

Ky lobim, arriti që të jetë e vetmja dritare që i dha Sali Berishës pak ajër, pas izolimit total që i bëri Perëndimi. Synimet duket se janë zbuluar prej kohësh, nga Vangjel Dule, i cili ka kërkuar hapur një territor politik në qarkun e Vlorës, për ta rikrijuar “Strofullën e çartur nacionaiste”.

Ndërkaq, duket qartë se ndihma që po i jepet jo vetëm nga qarqe në Greqi por edhe të lobit grek në SHBA, kanë fuqizuar peshën e tij në fuqinë vendimarrëse të partisë së Berishës, sot edhe në të ardhmen. E sipas gjasave, ky lob dhe krijimet e tij do të kenë peshën e madhe në pasardhësin politik të partisë së doktorit.

I cili sipas gjasave nuk ka qenë kurrë i lirë për të trashëguar fronin kaq lehtë, pasi lidhje e vjetër me këto lobimi ka qenë e fortë e ndoshta edhe patriakale. Nda nuk ishin të rastësishmme edhe gjëmat si ato të varrezave të ushtarëve apo ndarjes së detit…/Tema

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
“Reaguam në mënyrë perfekte pjesën e dytë”, protagonisti i fitores së Anglisë, Harry Kane: Nuk ishin në rrerzik, mund të shënonin edhe gola të tjerë

“Reaguam në mënyrë perfekte pjesën e dytë”, protagonisti i fitores së Anglisë, Harry Kane: Nuk ishin në rrerzik, mund të shënonin edhe gola të tjerë

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al