• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rastësi dhe i pafat, pesë dëmtimet e kapitenit Berat Gjimshiti

25/02/2025
Rastësi dhe i pafat, pesë dëmtimet e kapitenit Berat Gjimshiti

Mund të duket si e pavërtetë dhe shumë e vështirë për t’u besuar, por Berat Gjimshiti është dëmtuar pesë herë deri tani në këtë sezon që ende nuk ka përfunduar.

Dëmtimi i fundit i kapitenit të Kombëtares është në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes që Atalanta fitoi me Empolin, dëmtim që mund ta lërë jashtë për dy ndeshjet e radhës të cilat janë me Juventusin dhe Interin. Fatmirësisht dëmtimet e pësuara nuk ishin të rënda dhe mungesat e Gjimshitit në fushë kanë qenë me pikatore. Kjo histori aq reale, por edhe e çuditshme njëkohësisht, ka një rastësi brenda.

E gjitha nisi në muajin shtator, kur Berati humbi dy ndeshjet e para të Kombëtares në Ligën e Kombeve për shkak të një kontraktimi të lehtë muskular, por pas një jave, ai zbriti në fushë kundër Fiorentinës. Në fillimin e muajit tetor, në ndeshjen që Atalanta luajti kundër Xhenoas përpara ndalimit të kombëtareve, Gjimshiti sërish shfaqi probleme muskulare dhe nuk ishte i pranishëm me kuqezinjtë në dy takimet me Çekinë dhe Gjeorgjinë në transfertë. Ai u rikthye dhe luajti 90 minuta me Atalantën pas ndeshjeve të Kombëtares.

Nëse mungesa e tij ndihej në mbrojtje, sidomos pas atij takimi me shtatlartët çekë, në nëntor Shqipëria priti Ukrainën dhe Çekinë në Tiranë, por këtë herë ishte një ndrydhje në kavilje ajo që e pengoi Gjimshitin që ishte prezent, duke kompletuar një tripletë mungesash gjatë ndeshjeve të Kombëtares. Në duelin e parë të vitit 2025 kundër Udinezes, Gjimshiti u përplas me kundërshtarin dhe i duhej që të qepej me 10 penj sipër vetullës. Edhe pse me një traumë në kokë, 32-vjeçari nuk u dorëzua dhe 4 ditë më vonë zbriti i fashuar në sfidën kundër Juventusit.

Përpos eliminimit jo të pritshëm nga Liga e Kampioneve, Gjimshiti ka qenë protagonist në kampionat, ku në tri ndeshjet e fundit ka shënuar dhe ka asistuar 2 herë, shifra interesante për një qendërmbrojtës. Megjithëse, një shqetësim në kavilje është rishfaqur prapë dhe mbrojtësi nuk ka rrezikuar duke lënë fushën e lojës.

Siç raportojnë mediat pranë bergamasëve, bëhet fjalë për 2 javë pushim, por mbetet për tu parë nëse Gjimshiti do të jetë gati për sfidën kundër Anglisë, apo do të ketë fatin kundër edhe në 21 dhe 24 mars.

Related Posts

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…
Sport

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin
Sport

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…
Sport

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
Bayern e nis me humbje, kampionët befasohen në miqësore nga skuadra e kategorisë së 3-të
Sport

Bayern e nis me humbje, kampionët befasohen në miqësore nga skuadra e kategorisë së 3-të

26/07/2026
“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…
Sport

“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin
Sport

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al