• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I madhi dhe i vogli – Oborri i ndyrë i forcës

01/03/2025
I madhi dhe i vogli – Oborri i ndyrë i forcës

Nga Josif Papagjoni

Qysh nga dje pas takimit te Trampit me Zelenskin ne prani te medieve nderkombetare, koka me eshte mbushur me 1000 luhatje e gjera qe ecejaken sa midis gremines, aq dhe ne nje kopsht lulesh me vezullime drite. Dukej si nje luan qe i turej sorkadhes se pergjakur nga çakejt dhe e kapte ate per fyti. Ligji i xhungles, kaq i hapur, duke flakur çdo vel diplomatik e çdo makiazh, nuk ishte shfaqur me pare. Ose, se paku, nuk e kishim pare ne ekrane ne menyre kaq prepotente.

Shume analiste dhe personalitete amerikane e quanin si te padegjuar kurre me pare nje menyre pritjeje te tille, ku thyhej çdo kod i miresjelljes diplomatike 200 e me shume vjet. Nenteksti i Trampit ishte: Ose prano deshtimin tend dhe jepja Rusise gjithe territoret e pushtuara, ose gjej vrime e futu. Se per qejfin tend ne nuk do shperthejme Luften III Boterore. Pa armet tona ti s’ben dot as dy jave qendrese. Ne te kemi mbajtur, ne te heqim…

E gjithe biseda ishte nje mish-mash, nje thyerje rregullash, ku i forti i bertet te voglit dhe s’e le, madje, as te shpjegohet. Sus! Dhe mendja te thote: “Ku shkuan fakultetet e dijes historike, katedrat universitare te se drejtes, ato te politikes, ato te eksperiencave historike midis agresorit dhe viktimes, te drejtes dhe te padrejtes? Sikur humben te gjitha. U shnderruan ne nje stok gjepurash. Valle gjepurash jane apo diçka qe eshte e lyer nga lumenje gjaku?

Teksa e ndiqja kete bisede, qe nga stili me kujtonte çartjet e deputeteve tane ne parlamentin shqiptar fyt a fyt, me cyste perhere po ajo pyetje: “Ku eshte e drejta per te qene i lire ne token tende, me popullin tend? Ku jane mijera traktate te filozofise politike qe u dalin ne krah popujve e shteteve te vegjel perballe popujve e shteteve te medhenj?” Pra, shkurt dhe qarte, kjo bisede e vrazhde me tha: peshku i madh e ha te voglin; ligji i xhungles, vella; ka vetem force, jo parime humane etj.”

…Kam pare, degjuar e lexuar nje mori komentesh se fundmi, ku e pergjithshmja e tyre eshte shija e hidhur e kesaj bisede pa koke e bisht, nje prapakthehu e madhe e politikes amerikane ndaj Ukraines, sidomos Rusise, duke e justifikuar apo lehtesuar natyren pushtuese dhe kriminale te saj ndaj nje populli te lire dhe neser, ndoshta, ndaj gjithe Evropes. Por kujtesa evropiane e ka plage dhe fatalitet qendrimin indiferent ndaj nazisteve ne 1933 e me tej, ndaj Hitlerit dhe Musolinit, çka solli pasoja katastrofike per Evropen dhe krejt boten.

Prandaj dhe heshtja e tensionuar e saj, mos renia dakord me projektin trampian per te lejuar orekset ruse si dhe duke perjashtuar te drejten e ukainasve dhe evropianeve per te qene aktore dhe faktore suksesive ne ndalimin e luftes dhe paqen e deshirueshme, ne thelb eshte nje kundershtim i politikes se ekipit Tramp per zgjidhjen e problemit ukrainas.

Por s’mjaftojne vetem fjalet kur ariun e bardhe e ke te dera. Kam degjuar dje dhe sot epitete nga me perçmueset per sjelljen prej autokrati te Trampit, tallje pa fund, duke e quajtuar ate madje qen, derr etj. Dhe them se ky eshte nje vershim zemerimi i njerezve, sa dhe nje rrezik qe po mbush qiellin evropian me re te zeza dhe elektricitet.

Sigurisht perpjekja qe administrata Tramp po ben per ta shuar luften dhe pamundesuar nje Lufte te Trete Boterore, pra berthamore, eshte mese e perligjur. Sepse kjo lufte nenkupton shkaterrimin total dhe nga 8 miliard njerez do te mund te mbijetonin vetem 500 milione diku ne Afrike e Azi. Jeta eshte kapitali me i çmuar dhe mbrojtja e saj qellimi me i larte.

Por ketu shtrohet ai problemi i terejetshem i lufterave, qysh nga perset e greket e lashte dhe mijera lufterave te pabarabarta ne njerez e mjete – pra u duhet dhene karta e te drejtes pushtuesve, diktatoreve, vrasesve, krimineleve si Putini apo duhen ndihmuar te pambrojturit, sado i larte çmimi, te cilet frymezohen nga liria dhe vetembrojtja e integritetit te tyre perballe pushtuesve…

Eh, qenka nje dileme e madhe kjo! Ndoshta eksperiencat boterore po kthehen permbys dhe noçka e derrit apo krifa e luanit po shfaqen haptazi ne xhunglen politike. Ndofta nuk ia vlen me asnje fe, asnje predikim mbi vlerat dhe te drejtat humane, asnje fytyre prej Jezu Krishti, Bude dhe Muhamedi. Te gjitha te duket se jane iluzione, puder mbi kembe ujku te zi dhe pak grim mes kercellimit te dhembeve te bardhe. Duket sikur bota keshtu ka qene e keshtu do te mbetet: NJE KASAPANE.

Po ne, kjo Shqiperize e vogel, e zbrazur, e hallakatur, pa moral e rend, me parti qe veçse kacafyten, me lidrere mitomane apo vrases, çdo behet me ne valle? Nga eshte ylli yne polar, teksa yjet ndryshojne kah e drite. Po me Kosoven ç’lojera priten te behen se shpejti?

A s’eshte koha per nje pakt te madh mes shqiptaresh, apo serish e serish do te grindemi, perçahemi e copetohemi se cili qenka atdhetari dhe cili qenka tradhtari. A s’uhet te gjejme nje kend te gjithe bashke qe te hedhim “vallen” tone…

.. Dhe ne vesh ma behu nje zeth: “Po ç’te duhet ti, o njeri? Kush je ti? Nje kotnasikoti. Nje hiç. Me Trampin, Zelenskin dhe Putinin do merresh ti, s’ka te tjere kjo jallane?! Pse jua ha korromanen analisteve tane te “nderuar” te pernatshem?”

Epo he pra, pse merrem? Perse shpirti me gerricet keshtu?…

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al